Lajme
Bursat për Bundestag, afati zgjatet deri më 31 korrik
Sipas një njoftimi të Ambasadës Gjermane në Prishtinë, “Bursa Ndërkombëtare e Parlamentit Gjerman (IPS)“ është zgjatë për aplikim deri më 31 korrik 2014
Ambasada Gjermane në Kosovë e ka zgjatur deri në fund të muajit korrik afatin për aplikim në programin “Bursa Ndërkombëtare e Parlamentit” e cila iu mundëson të rinjve kosovarë që ta vizitojnë Gjermaninë. Sipas një njoftimi për media, afati për aplikimi e kësaj burse është zgjatur deri më 31 korrik 2014.
Sipas një njoftimi, që prej njëzet e pesë viteve, Parlamenti Gjerman (Bundestagu) ofron programin e titulluar “Bursa Ndërkombëtare e Parlamentit (IPS)“, në kuadër të të cilit të rinjve nga e gjithë bota u ofrohet mundësia që të njihen për së afërmi me punën e Parlamentit Gjerman.
Edhe këtë vit, kandidateve dhe kandidatëve nga Kosova do t’u jepet mundësia të fitojnë një nga bursat e lakmuara për këtë program.
Bundestagu Gjerman, bashkë me tri universitetet e Berlinit, u jep mundësi rreth 120 të rinjve nga gjithsej 28 vende, të cilët janë të interesuar në politikë, që të njihen me proceset vendimmarrëse politike dhe të fitojnë përvojë praktike në fushën e punës parlamentare.
Programi IPS, siç thuhet në njoftim, zgjatë gjithsej pesë muaj (nga marsi deri në qershor 2015) dhe përbëhet nga veprimtari të ndryshme, seminare dhe një stazh praktik, gjatë të cilit bursistet dhe bursistët do të ndjekin nga afër punën e një deputeti të Bundestagut.
“Në kuadër të këtij stazhi, bursistet dhe bursistët do të njihen me detyrat e ndryshme të zyrës së një deputeti. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet bashkëpunimit aktiv – kjo përfshin hartimin e ekspertizave, përpilimin e fjalimeve, shkrimeve dhe letrave, përgatitjen e mbledhjeve si dhe kryerjen e detyrave të tjera të sekretariatit”, thuhet në njoftim.
Përpos kësaj, siç thuhet, bursistet dhe bursistët do t’i shoqërojnë deputetët e tyre në seancën parlamentare dhe do të shohin, se si zhvillohen procedurat në parlament.
Sipas të të njëjtit njoftim, pjesëmarrësit e programit do të jenë të regjistruar si studentë të Universitetit të Humboldt-it në Berlin, dhe rrjedhimisht do të mund të ndjekin edhe aktivitetet arsimore (ligjëratat etj.) të këtij universiteti.
“Përpos kësaj, bursistet dhe bursistët do ta kenë mundësinë që të marrin pjesë në seminare studimi të fondacioneve politike, nëpërmjet të cilëve do t’u jepet mundësia të krijojnë përshtypje për jetën politike, ekonomike e kulturore të Republikës Federale të Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.
Ndryshe, gjatë shtatë viteve të fundit në këtë program kanë marrë pjesë trembëdhjetë bursistë nga Kosova. Ashtu siç në vitet e fundit, edhe për vitin 2015 parashikohen dy vende për kandidate dhe kandidatë nga Kosova.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













