Lajme
Kosova në Beach Soccer kalon testin e parë
Beachsoccer Kosova ka fituar në ndeshjen e parë testuese në Zvicër kundër Beachkings Emmen me rezultat 13:11
Përfaqësuesja e Kosovës në Beach Soccer ka zhvilluar të mërkurën ndeshjen e parë testuese me BeachKings Emmen, para ndeshjes së parë ndërkombëtare të Kosovës në Beach Soccer me Zvicrën, që do të luhet më 9 korrik në Cyrih.
BeachKings Emmen është një ekip që rregullisht ngjitet në 5 vendet e para të premierë ligës zvicerane. Beachsoccer Kosova ka fituar në ndeshjen e parë testuese me Beachkings Emmen me rezultat 13:11. Fitore e merituar e Kosovës. Djelmoshat e përfaqësueses kosovare kanë luajtur 4 pjesë nga 12 minuta. Në dy pjesët e para ka dominuar plotësisht Kosova. Pas 24 minutash lojë rezultati ishte në favor të Kosovës 9:4. Pjesën e tretë e përfunduan me rezultat 11:9. Te djelmoshat e skudarës së Kosovës u vu re një lodhje e tepërt në dy pjesët e para, si dhe pas disa gabimeve individuale në koncentrim, pjesa e fundit ka përfunduar me rezultat të barabartë, 2:2, duke dhënë rezultatin përfundimtar 13:11 për Kosovën. Me këtë paraqitje të parë duket se përfaqësuesja e Kosovës në Beach Soccer do të ketë një ekip të fortë në përballjen e parë ndërkombëtare me Zvicrën më 9 korrik.
Deri më 9 korrik kanë mbetur edhe 5 ditë, biletat tashmë janë në shitje. Pritet të ketë interesim të madh nga shikuesit për lojën e parë të Kosovës në Beachsoccer më 09.07.2014 në Hauptbahnhof Zürich.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













