Lajme
Paralajmërohen protesta të reja; rajoni i shqetësuar me Maqedoninë
Pas protestave të fundit, reaguan menjëherë autoritetet vendore, por edhe ato ndërkombëtare. Tirana e Prishtina ndjehen të shqetësuar me situatën në Maqedoni
Nëpër rrjeteve sociale sërish u bëhet thirrje qytetarëve shqiptar në Maqedoni për të protestuar kundër padrejtësive, siç thuhet, që shteti maqedonas po u benë shqiptarëve atje. Këto thirrje vijnë pas protestave violente që u zhvilluan në Shkup të premten dhe të shtunën, ku disa protestuan u arrestuan dhe disa të tjerë u lënduan gjatë përleshjes me policinë.
Protestat e dhunshme në Shkup, erdhën pas një vendimi të Gjykatës Themelore “Shkupi 1” e cila i dënoi me burgim të përjetshëm, gjashtë shqiptar nën akuzën për terrorizëm. Shqiptarët e dënuar, sipas gjykatës, u gjetën fajtor për vrasjen e pesëfishtë në periferi të kryeqytetit.
Për qytetarët shqiptarët në Maqedoni, por edhe për palën mbrojtëse, ky ishte një proces i montuar politik, ndërsa gjatë gjithë procesit kurrë nuk ishte vërtetuar se të dënuarit ishin pjesëmarrës në vrasjen e katër të rinjve dhe një peshkatari të gjithë të komunitetit maqedonas.
Pas protestave të fundit, reaguan menjëherë autoritete vendore, por edhe ato ndërkombëtare, BE, SHBA, NATO, OSBE. Ndërsa për herë të parë erdhën mesazhe shqetësimi edhe nga Prishtina dhe Tirana zyrtare, të cilat thanë se janë duke e ndjekur më vëmendje situatën në Shkup.
Nëpërmjet një komunikate për media, Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë shpreh shqetësim për dhunën e ushtruar gjatë demonstratave të shqiptarëve në Shkup. MPJ shqiptare u kërkon autoriteteve Maqedonase dhe instancave përkatëse gjyqësore që të garantojnë një proces gjyqësor të drejtë, të paanshëm dhe të bazuar mbi prova për gjashtë shqiptarët.
“Dhuna e ushtruar nuk ndihmon në zbardhjen e çështjes dhe dëmton marrëdhëniet ndëretnike dhe harmoninë midis komuniteteve. MPJ do të vijojë të ndjekë me vëmendje zhvillimet në Shkup dhe fton palët të tregojnë vetëpërmbajtje dhe gjakftohtësi”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.
Edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës përmes një komunikate për media thotë se po përcjell me shqetësim zhvillimet e dy ditëve të fundit në Maqedoni përkitazi me protestat e qytetarëve shqiptarë dhe dhunën e përdorur ndaj tyre nga policia maqedonase në Shkup.
“MPJ e Kosovës vlerëson se situata e krijuar nuk i kontribuon stabilitetit dhe bashkëjetesës ndërmjet etnive në Maqedoni. U bëjmë thirrje palëve që të shmangin veprimet e dhunshme dhe të tregojnë vetëpërmbajtje e maturi”, thuhet në reagimin e MPJ-së në Prishtinë.
Ministria e Jashtme, siç thuhet në kumtesë, do të vazhdoj t’i ndjekë me vëmendje zhvillimet në Maqedoni dhe konsideron se dhuna nuk është mënyra më e mirë për t’i zgjidhur mospajtimet në një shoqëri të ngritur mbi themelet e dy etnive më të mëdha dhe bashkëjetesës ndërmjet tyre
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror










