Integrimi
Albinfo.ch, pjesëmarrëse në konferencën për dhunën e armatosur dhe zhvillimin
Drejtori i platformës albinfo.ch, dr. Bashkim Iseni do të marrë pjesë si panelist në sesionin “Roli i diasporave në reduktimin dhe parandalimin e dhunës së armatosur”
Gjatë vitit 2014, në mes të prillit dhe tetorit, në vend të një konference globale të karakterit shqyrtues në nivel ministror do të mbahen një numër konferencash regjionale për dhunën e armatosur dhe zhvillimin. Konferencat e tilla do të mundësojnë fokusimin më të madh mbi realitetet e veçanta të konflikteve të armatosura. Ato do të mbulojnë zonat e konflikteve si Afrika Sahariane, Lindja e Afërme, Afrika Veriore, Evropa, Kaukazi dhe Azia Qendrore.
albinfo.ch, platforma që veprimtarinë e saj nga pozicioni i diasporës e ka të fokusuar në zhvillimet në Ballkan, një zonë me potencial konfliktesh, është pjesëmarrëse në këtë konferencë, e përfaqësuar nga drejtori i saj, dr. Bashkim Iseni. Ai do të marrë pjesë si panelist në sesionin “Roli i diasporave në reduktimin dhe parandalimin e dhunës së armatosur”, që mbahet në ditën e dytë të konferencës, më 9 korrik
Këto takime do të mundësojnë jo vetëm shqyrtimin e jetësimit të masave të parapara nga Deklarata e Gjenevës por edhe mbështetjen e integrimit kuptimplotë të reduktimit dhe evitimit të dhunës së armatosur si dhe të kalimit në procese të zhvillimit kombëtar dhe ndërkombëtar, thuhet në një komunikatë te organizatorëve të konferencës që mbahet në Gjenevë më 8 dhe 9 korrik 2014 .
Deklarata e Gjenevës mbi dhunën e armatosur dhe Zhvillimin është një iniciativë e nivelit të lartë diplomatik, e disenjuar për të mbështetur shtetet dhe aktorët e shoqërisë civile për ta arritur deri në vitin 2015 por edhe tutje një reduktim të matshëm të dhunës së armatosur në nivel global. Këtë deklaratë deri më tash e kane miratuar 112 shtete të botës. Që nga ngritja e saj, në vitin 2006, konferencat e rregullta shqyrtuese kanë shërbyer si mundësi për matjen dhe vlerësimin e hapave në procesin e reduktimit të dhunës së armatosur.
Në kuadrin e Deklaratës së Gjenevës, me pranimin e motos “Tejkalimi i dhunës së armatosur për paqe dhe zhvillim”, konferencat regjionale përqendrohen në ndarjen në mes të pjesëmarrësve të përvojave të tre të çmuara në luftimin e të keqes dhe dhunës së armatosur.
Ndër synimet për të cilat organizohen këto konferenca janë përforcimi i i angazhimit të shteteve nënshkruese të Deklaratës së Gjenevës mbi dhunën e armatosur dhe zhvillimin, vlerësimi i hapave të bërë përpara drejt reduktimit të dhunës së armatosur etj.
Pjesëmarrës në Konferencën shqyrtuese në Gjenevë do të jenë rreth 120 veta, shumica e tyre nga Evropa, Kaukazi dhe Azia Qendrore. Ata përfaqësojnë qeveritë nacionale, autoritetet lokale, organizatat e shoqërisë civile, shkencën dhe ekonominë private, thuhet në fund të komunikatës së nënshkruar nga iniciativa “Deklarata e Gjenevës”
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch Një kapitull të veçantë në këtë mes përbën lajmi i mirë për zgjedhjen e Arbër Bullakajt... -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch Një kapitull të veçantë në këtë mes përbën lajmi i mirë për zgjedhjen e Arbër Bullakajt... -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Hetuesit italianë marrin qasje në dosjen e tragjedisë në Crans-Montana -
Rritet numri i studentëve të huaj në universitetet zvicerane -
Qiratë në Zvicër rriten për të rinjtë, zhvendosja drejt banesave të reja gjithnjë më e kushtueshme










