Lajme
Maqedoni, rrëzohet helikopteri, 4 të vdekur
Fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 22:00 në periferi të Strumicës në Maqedoni. Helikopteri po transportonte pjesëtarë të policisë kufitare maqedonase
Një helikopter i policisë së Maqedonisë është rrëzuar mbrëmë në afërsi të një zone industrial në Strumicë, ndërsa sipas informatave nga Shkupi, mësohet se katër pjesëtarë të ekuipazhit kanë humbur jetën në këtë aksident. Helikopteri po transportonte pjesëtarë të policisë kufitare.
Fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 22:00 në periferi të qytetit në zonën industrial të njohur si veriu, në qytetin e Strumicës, që shtrihet në pjesën lindore të vendit.
Dëshmitarët theksuan se helikopteri është përplasur me një antenë të Radios Maqedonase, që ishte me një gjatësi prej 140 metrave, raporton INA. Pas përplasjes, helikopteri ka përfunduar i copëtuar në disa pjesë në zonën përreth.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike












