Lajme
Ka bërë thirrje për dhunë: I vërtetohet dënimi imamit të Winterthurit
Imami me prejardhje nga Somalia kishte apeluar për dhunë kundër atyre që ai i kishte quajtur “myslimanë të këqij”
Gjykata Federale e Zvicrës, si shkalla më e lartë e gjyqësisë në vend, e ka hedhur poshtë ankesën e ish-imamit të xhamisë An`Nur të Winterthurit, njofton sda.chl. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Qarkut në Winterthur për veprën penale: Thirrje publike për ushtrim të dhunës.
Në një predikim të të premtes, të bërë në xhaminë në fjalë më 2016, imami me prejardhje nga Somalia kishte apeluar për dhunë kundër atyre që ai i kishte quajtur “myslimanë të këqij”, transmeton albinfo.ch. Gjykata e Qarkut në Winterthur e kishte shpallur atë fajtor dhe i kishte shqiptuar një dënim me burg me kusht.
Veç kësaj, gjykata në fjalë i kishte shqiptuar atij edhe vendimin për dëbim nga Zvicra dhe një ndalesë hyrjeje për dhjetë vjetët e ardhshme.
Imami kishte bërë ankesë në Gjykatën e Lartë (Kantonale) të Cyrihut, ankesë kjo që ishte hedhur poshtë. Së fundi edhe Gjykata Federale, si instanca më e lartë, e ka konfirmuar këtë vendim.
Në ankesën e tij, imami kishte shkruar se thëniet e inkriminuara ishin nxjerrë nga konteksti dhe se përbënin një pjesë të vogël nga predikimi i tij. Po ashtu, sipas tij, aty bëhej fjalë citime të fjalëve të studiuesve islamikë, të Profetit Muhamed dhe të Kuranit, të cilat ai nuk i kishte komentuar.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve












