Lajme
Ali Ahmeti i gëzuar me fitoren e Gjermanisë
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ia dhuroi një fanellë të Shkodran Mustafit, ambasadores gjermane në Shkup. Ai tha se edhe shqiptarët i janë gëzuar këtij suksesi
Fitorja e Gjermanisë në Kampionatin Botëror të Futbollit në Brazil, ka gëzuar edhe liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, për faktin se në këtë kombëtare ka luajtur edhe shqiptari nga Maqedonia, Shkodran Mustafi. Madje Ahmeti ia dhuroi një fanellë me fotografinë e Mustafit, ambasadores gjermane në Shkup, Gudrun Shtajnaker.
Ambasadorja gjermane qëndroi sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, në një takim lamtumirës me kryetarin e kësaj partie, Ali Ahmeti.
Lideri i BDI- së ia dhuroi ambasadores Shtajnaker një fanellë të veçantë me fotografinë e lojtarit me prejardhje shqiptare në kombëtaren gjermane, Shkodran Mustafi, me gjestikulacionin e shqiponjës dy krenare, fotografi kjo e bërë menjëherë pas shpalljes kampion bote.
Kryetari Ahmeti shprehu urata për fitoren e Gjermanisë në botërorin në Brazil dhe theksoi që edhe shqiptarët i janë gëzuar këtij suksesi.
Kryetari Ahmeti gjithashtu përshëndeti deklaratën e sotme të kancelares gjermane Angela Merkel në Dubrovnik e cila shprehu përkrahjen gjermane për nevojën e zgjidhjes së çështjes së emrit dhe arritjes së kompromisit me fqiun tonë jugor.
Pikërisht angazhimi gjerman dhe i vendeve tjera të Bashkimit Evropian, në bashkëpunim me Uashingtonin, në drejtim të arritjes së kompromisit, është vendimtar për ta zgjidhur kontestin shumëvjeçar midis Maqedonisë dhe Greqisë.
Bashkëbiseduesit gjithashtu folën edhe për reformat në gjyqësor, sundimin e ligjit dhe lirinë e mediave si kritere dhe pjesë të reformave që duhet të plotësohen dhe realizohen nga Maqedonia në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Kryetari Ahmeti dhe ambasadorja Shtajnker gjithashtu ndanë shqetësim për protestat në të cilat u manifestua dhunë. Ahmeti theksoi që BDI është e përkushtuar për transparencë të plotë të gjyqësorit në mënyrë që të rikthehet besimi i qytetarëve në gjyqësor, por edhe mbikëqyrje eksperte ndërkombëtare në rastin Monstra.
Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet partner i përkushtuar i komunitetit ndërkombëtar në përmbushjen e reformave të kërkuara nga Brukseli në sferën e sundimit të ligjit, por edhe të mirëmbajtjes së marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike.
Kryetari Ahmeti i uroi ambasadores Gudrun Shtajnaker suksese në punën e mëtutjeshme dhe e falënderoi për kontributin e saj gjatë mandatit në Maqedoni.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, ka përuruar ambasadën e re zvicerane në Athinë. Ajo është... -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese”














