Sporte Luftarake
Majlinda Kelmendit do t’i ndërtohet një statujë
Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IFJ) ka vendosur që kampiones botërore Majlinda Kelmendi t’ia ndërtojë një statujë prej bronzi, përcjell albinfo.ch.
Trajneri Driton Kuka ka thënë se kjo federatë, në krye me presidentin Marius Vizer, ka vendosur që të angazhojë artistët më të njohur në botë për ta punuar statujën e Majlindës.
Po ashtu, përmes një postimi në Facebook, Kuka ka kërkuar ide për vendin se ku do të mund të vendosej kjo statujë. Njëherësh, ai ka bërë të ditur se shpenzimet financiare do t’i mbulojë Federata Botërore e Xhudos.
“Shpresoj që për Majlindën të ndahet një vend meritor dhe i duhur për kryeveprën që do të vijë nga New York së shpejti”, ka shkruar Kuka.
Edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi e ka mirëpritur këtë vendim, teksa ka shtuar se e mirëpret edhe “bashkëpunimin me Majlinda Kelmendin e Driton Kukën, si dhe me autoritetet qendrore e lokale për të përcaktuar vendin e përshtatshëm për vendosjen e statujës”.
“Dua të falënderoj drejtuesit e IJF-së me në krye Marius Vizer për këtë vendim të qëlluar dhe i përgëzoj Majlindën, Dritonin dhe tërë ekipin e tij për këtë mirënjohje nga IJF-ja, një dëshmi kjo për suksesin, arritjet e traditën tashmë të krijuar të Xhudës në Kosovë”, ka shkruar Gashi në Facebook.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve Nën ish-drejtorin e klinikës Francesco Maisano, në Spitalin Universitar të Cyrihut ndodhën mbi 70 vdekje të... -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih -
Gjenevë: Punonjësit e kujdesit pas-shkollor në grevë për paga dhe kushte më të mira -
Rriten kostot e trajtimit psikiatrik në Zvicër, vajzat dhe të rejat më të prekura















