Tematike
Zviceranët po e reduktojnë mishin nga pjatat e tyre
Çka iu vjen në mendje për herë të parë kur mendoni për ushqimin zviceran? Bircherműesli? Bűndnernusstorte? Zurchergeschnetzeltes? Me shumë gjasa, do të mendoni për biftekun zviceran, që në fakt është një biftek i mbuluar me domate dhe qepë, shkruan good.is.
Sipas një studimi, më pak zviceranë po hanë mish kohët e fundit. Bazuar nga të dhënat e Swissveg, 2.6 milionë zviceranë apo 31% e popullsisë po e reduktojnë ose e kanë hequr mishin nga menyja e tyre, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, sipas Chef’s Pencil, Zvicra tashmë renditet e pesta në mesin e shteteve europiane vegane.
Studimi ka treguar se 11% e njerëzve në Zvicër janë vegjetarianë, 3% veganë dhe 17% fleksitarianë (flexitarians). Këta të fundit, janë kryesisht si vegjetarianë, ata hanë mish/peshk në raste të rralla.
Mirëqenia e kafëshve është aryesja kryesore që zviceranët bëhen vegjetarianë. Motivet e tjera janë për arsye etike, ekologjike, siguria globale e ushqimit dhe shëndeti personal, përcjell albinfo.ch, duke iu referuar studimit të Swissveg.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në good.is.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve















