Kosova
Avokati: Klienti im do të intevistohet në dhomë të hotelit
Avokati Arianit Koci, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se një klient i tij është ftuar nga Gjykata Speciale dhe se i njëjti sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të intervistohet në dhomën e hotelit.
Koci nuk ka treguar se cili klient i tij do të intervistohet, por ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën e intervistimit.
”E kam pranuar konfirmimin nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, se njëri prej klientëve të mi do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit – në hotelin ku do të qëndrojë. Me kohën që e kanë pasur, buxhetin dhe infrastrukturën që e kanë Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – marrja në pyetje e të dyshuarit në hotel po e lë përshtypjen e joseriozitetit. Po ashtu, besoj që po trajtohemi në mënyrë të padinjitetshme”, ka shkruar avokati Koci.
E-Diaspora
-
Reagime të shumta, shkruhet saktë Prishtina në kompanitë e njohura gjermane Falë reagimit të qytetarëve tanë dhe angazhimit tonë diplomatik, portali i lajmeve t-online dhe kompania ajrore... -
Elona Beqiraj dhe Fatbardh Kqiku sjellin lexim skenik në Cyrih mbi migrimin dhe kujtesën e luftës në Kosovë -
Besfort Bilalli me Lumvin fiton çmime prestigjioze në Zvicër – inovacioni që kursen energji dhe CO₂ -
Bashkëpunimi nga diaspora shqiptare në Zvicër forcon kujdesin mjekësor në Viti dhe Gjilan -
Planifikoi sulm në koncertin e Swift: Fillon gjyqi për shqiptarin në Austri
Jeta në Zvicër
-
Rritet interesi për makinat elektrike Interesi për makinat elektrike është rritur ndjeshëm, ndërsa çmimet e karburanteve vazhdojnë të rriten dhe konsumatorët... -
Gjenevë: Më shumë tramvaje dhe autobusë për verën -
Nismë e re në Zvicër: taksë për fluturimet, për të favorizuar trenat -
A paguajnë banorët e Zvicrës më shumë apo më pak taksa se fqinjët? -
Zvicra mban rezerva ekskluzive të karburantit në kohë krize energjetike














