Kosova
Haradinaj po intervistohet në Hagë
Ngjashëm është edhe rasti i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i UÇK-së
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hyrë në ndërtesën e Prokurorisë Speciale për Krime Lufte në Kosovë, ku po intervistohet.
Haradinaj udhëtoi drejt Hagës, ku edhe vepron Prokuroria, të martën, katër ditë pasi dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës, për shkak të, siç tha, ftesës për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.
Prokuroria Speciale është një nga dy dhomat e Gjykatës Speciale që i trajton pretendimet për përfshirjen e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime të luftës, në periudhën 1998-2000, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Haradinaj ka qenë komandant i UÇK-së dhe kjo është hera e dytë që ai jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit për t’u përballur me drejtësinë në Hagë, përcjell albinfo.ch.
Hera e parë ka ndodhur në vitin 2005, kur është akuzuar për krime lufte nga Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.
Haradinaj është liruar dy herë nga akuzat që lidhen me luftën: në vitin 2008 dhe pastaj në rigjykim të pjesshëm, më 2012.
Duke shpallur vendimin për dorëheqje të pakthyeshme më 19 korrik, ai tha se “nuk do që të shkojë në Hagë si udhëheqës qeverie, por si qytetar i Kosovës”.
Prokuroria Speciale, nga janari i këtij viti, ka intervistuar dhjetëra ish-luftëtarë, por Haradinaj paraqet zyrtarin më të lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe të institucioneve të Kosovës që do të merret në pyetje nga hetuesit.
Ngjashëm është edhe rasti i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i UÇK-së.
Krasniqi ka hyrë në ndërtesën e Prokurorisë Speciale, ku do të intervistohet.
Ftesa për intervistim këto ditë morën edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi, ish-anëtari i këtij shtabi, Sokol Bashota, ish-shefi i një zone operative, Shukri Buja, e të tjerë.
Kuvendi i Kosovës e miratoi ligjin për formimin e Gjykatës Speciale në gusht të vitit 2015, ndërsa Gjykata u bë plotësisht funksionale në korrik të 2017-ës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve