Lajme
Sërish “sulmon” diarrea: 90 ushtarë zviceranë të sëmurë
“Ushtarët e prekur ndodhen aktualisht në stacionin spitalor, në kazermë dhe nuk bëhet fjalë për raste të rënda”
Ende nuk ka kaluar as një muaj nga “sulmi” i fundit i diarresë (barkqitjes) në një kazermë të ushtrisë zvicerane, ndërsa dje dhe sot sërish një kazermë tjetër është ballafaquar me problemin e njëjtë.
90 pjesëtarë të shkollës së policisë ushtarake në kazermën e Sionit, Kantoni Valis po përballen me diarrenë. Zëdhënësi i Armatës, Daniel Rist e ka konfirmuar lajmin e publikuar në blick por nuk ka dhënë detaje se në çfarë shkalle është zhvilluar sëmundja dhe cilët janë shkaktarët e saj.
“Ushtarët e prekur ndodhen aktualisht në stacionin spitalor, në kazermë dhe nuk bëhet fjalë për raste të rënda”, ka thënë Rist për 20minuten.ch. Ai thotë se nuk mund të përjashtohet infektimi viral. “Aktualisht po analizohen mostrat nga ana medicinale”, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësi në fjalë po ashtu nuk mund të thotë nëse ushtarët janë sëmurë nga ushqimi i kontaminuar ose problemet mund të kenë ardhur nga kuzhina e kazermës për shkak të temperaturave të larta.
Një rekrut i stacionuar prej pesë javësh në kazermën në fjalë në Sion ka thënë për gazetën: “Për fat ne që ditëve të fundit kemi ngrënë jashtë kazermës, ushqim nga konservat, kemi shpëtuar”, trasnmeton albinfo.ch. Por ai thotë se nuk mund të ankohet për cilësinë e ushqimit në kazermë.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit Shkeljet e shpejtësisë në autostradat zvicerane dhe kufijtë e ligjit... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike













