Kosova
“A. R. KATANA” ka filluar me ndërtimin dhe shitjen e objekteve afariste-banesore
Kompania e njohur e ndërtimit “A. R. KATANA”, pas shumë projekteve të suksesshme ka nisur ndërtimin dhe shitjen e objekteve afariste-banesore “KOMPLEKSI ARKATANA” që ndodhet në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, prapa fabrikës së Radiatorëve
Në Gjilan, qytetin me diasporën më të madhe në Kosovë, ka disa vite që po ngrejnë kokë pallate të larta e moderne. Pjesa dërmuese e blerësve të pallateve që po ngrihen njëri pas tjetrit në juglindje të qytetit, dihet që janë mërgimtarë nga Zvicra, Gjermania e vende të tjera. Mirëpo jo të gjithë janë blerës. Ka një kompani që mban emrin e strategut të luftës çlirimtare, Agim Ramadani-Katana, e cila ka sjellë përvojën dhe mentalitetin e punës gjermane në konkurrencën e ndërtimeve të larta, duke u ofruar kështu blerësve banesa me ambient e cilësi që nuk dallojnë nga vendet e zhvilluara perëndimore.
Tashmë pas shumë projekteve të suksesshme, kjo kompani ka nisur ndërtimin dhe shitjen e objekteve afariste-banesore “KOMPLEKSI ARKATANA” që ndodhet në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, prapa fabrikës së Radiatorëve.
Drejtori gjeneral i kësaj kompanie, Muhamet Ajrullahu ka bërë të ditur se të gjitha objektet afariste kanë leje ndërtimore dhe mjedisore, derisa ato janë të ndërtuara me material të kualitetit të lartë dhe me standarde evropiane.
Kompania “A. R. KATANA” në Gjilan ka nisur ndërtimin dhe shitjen e objekteve afaristo-banesore.
Rezidencat “A. R. KATANA” shfaqen me një arkitekturë unike, me hapësira të gjelbruara e parkingje të mjaftueshme dhe që kanë kaluar të gjitha testet nga institute të licensuara të ndërtimeve të larta.
Ajrullahu ka theksuar se tani pasiqë janë kompletuar me të gjitha dokumentet e nevojshme ligjore, duke poseduar lejen ndërtimore dhe atë mjedisore për ndërtimin e Kompleksit, është filluar edhe shitja e banesave. “Më vjen shumë mirë që kemi një klientel të përzgjedhur, të arsimuar dhe e cila dinë të bëjë vlerësimin profesional rreth ndërtimit dhe kërkesat e tyre janë shumë të bazuara”, ka thënë Ajrullahu.
“Ne zbatojmë standard gjerman në çdo aspekt të ndërtimit dhe derisa klienti të jetë i kënaqur. Ne nuk krijojmë banesa të zakonshme, një gjë e tillë nuk korrespondon me filozofinë e ndërmarrjës sonë. Të gjitha objektet e ndërtuara deri më tani dhe ato të cilat do t’i ndërtojnë janë të pajisura me leje ndërtimi të lëshuara nga organet kompetente të komunës së Gjilanit, konkretisht Drejtoria për Urbanizim dhe Mbrojtje të Mjedisit. “Ne ofrojmë cilësi afatgjatë, ambiente moderne me një infrastrukturë të veçantë, gjithmonë duke e pasur parasysh faktin e investimit të blerësve dhe besimin e tyre ndaj ndërmarrjes sonë. Ne si ndërmarrje jemi të përkushtuar ndaj detajeve të cilat i kërkojnë klientët tanë për të krijuar një ambient sa më të ngrohtë familjar”, siguron Ajrullahu.
Ajo çka e veçon në fakt kompaninë që e udhëheq Muhamet Ajrullahu është investimi në infrastrukturën e dorës së parë. “Posedojmë ashensor dhe gjenerator të veçantë të cilët aktivizohen automatikisht në rast se ndalet energjia elektrike. Banesat kanë izolim me fasadë kualitative, të sigurt dhe të qëndrueshme, dritare gjermane, sistem gjerman i instalimeve elektrike, kyçje më të mirë të mundshme të ujësjellësit”, shton tutje drejtori gjeneral i kësaj kompanie.
Sipas, Ajrullahut banesat e kompleksit “A. R. KATANA” posedojnë edhe oxhakun për kyçje të kaminit, ballkon të gjerë dhe të shfrytëzueshëm. “Ne vazhdimisht mendojmë për nevojat dhe kërkesat që mund të kenë klientët tanë. “Klientët tanë e kanë në shfrytëzim të përhershëm lokalin e përbashkët për ahengje familjare, ceremoni mortore dhe kemi mbi 1 hektar hapësirë të gjelbërtë, park, shëtitore dhe kënde lojërash për fëmijë, garazha nëntokësore, vendparkime, kabllovik, internet dhe internon”, nënvizoi Ajrulalhu.
“A.R. KATANA” është themeluar si ndërmarrje në vitin 2015, por përvoja e themeluesve të saj në kompani paraprake është e gjatë. Kompania po shndërrohet në lider shqiptar në sektorin e ndërtimit civil, e cila sjell standard të ri të cilësisë në tregun e Gjilanit dhe më gjerë.
Kjo kompani ka ndihmuar edhe me aktivitete humanitare në Kosovë, duke ndihmuar familjet në nevojë apo studentët.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 Falë skanerëve të rinj CT që po instalohen në aeroportin e Cyrihut, shishet e ujit dhe... -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur















