Kosova
Ambasada e SHBA-së lëshon alarm sigurie për qytetarët e saj në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë lëshoi një alarm sigurie për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme nga organizatat terroriste dhe individë të inspiruar nga ideologji ekstremiste.
Në njoftim thuhet ekstremistët janë të përqendruar në vendet që frekuentohen nga perëndimorët si mjete të transportit, kafiteri.
“Gjatë sezonit të verës, masat e sigurisë në Kosovë mbeten të larta për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme nga organizatat transnacionale terroriste dhe individët e inspiruar nga ideologjia ekstremiste. Ekstremistët vazhdojnë të fokusohen në lokalitetet e turistëve, tubimet publike, qendrat tregtare, mjetet e transportit, kafiteritë dhe objektiva tjerë, që frekuentohen nga perëndimorët”, thuhet në njoftim.
Ambasada amerikane rekomandon të gjithë që të jenë të vëmendshëm në vende ku ka turma të mëdha njerëzish, të kujdesen për sigurinë personale, të jenë të kujdesshëm se nga kush rrethohen në ambiente të ndryshme si dhe të ndjekin mediat për t’u njoftuar me më të rejat.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër Kështu thotë meteorologu i njohur Jörg Kachelmann. Ndërsa studiuesit në ETH Zurich thonë se temperaturat deri... -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes -
Qumështi për foshnja me gjurmë toksine vazhdon të shitet në Zvicër -
Zviceranët do të votojnë për ndalimin e fishekzjarrëve















