Lajme
Dick Marty i kënaqur me raportin e Williamsonit
Dick Marty ka thënë në një intervistë për SRF, se deklarata e prokurorit Clint Williamson është e një rëndësie të jashtëzakonshme. Ai tha se kurrë nuk e ka vënë në fokus tregtinë me organe
Pas raportit të prokurorit amerikan, Clint Williamson se nuk është vërtetuar se ka pasur trafikim organesh nga ana e UÇK-së, është deklaruar edhe ish-raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, mbi raportin e të cilit ka nisur hetimi. Ai ka thënë se kurrë nuk e ka pasur në fokus tregtinë me organe.
Ish-raportuesi i Këshillit të Evropës, Marty ka thënë në një intervistë për radion zvicerane SRF, se deklarata e prokurorit Clint Williamson është e një rëndësie të jashtëzakonshme.
“Jo shumë kanë pritur rezultate kaq pozitive. Ambasadori Williamson flet për krime kundër njerëzimit. Ai e di se ç’domethënie kanë këto fjalë. Kjo që ka ndodhur sot është e një rëndësie të jashtëzakonshme. Dëshmitarët nuk kanë besim në drejtësinë kosovare dhe as në gjyqësinë ndërkombëtare. Për këtë ekzistojnë arsye. Në disa procese dëshmitarët janë vrarë, zhdukur, kërcënuar. Edhe sot për dëshmitarët është vështirë të dëshmojnë”, ka thënë Marty për SRF, citon portali “Koha”.
Marty ka thënë se kurrë nuk e ka vënë në fokus tregtinë me organe, por ka folur për raste të pakta. “Unë kurrë nuk e kam vënë në fokus tregtinë me organe. Kam folur për pak raste. Williamson arrin në përfundimin e njëjtë”, ka thënë Marty.
Sipas tij, qytetarët e Kosovës meritojnë që të kenë udhëheqës me duar të pastra.
“Qytetarët e Kosovës meritojnë që në krye të vendit të vijnë gra dhe burra me duar të pastra. Deri më sot ndërlidhja mes politikës dhe krimit të organizuar ka qenë aq e madhe, saqë nuk ka qenë e mundshme të ndërtohet një administratë normale. Këtu edhe bashkësia ndërkombëtare ka një përgjegjësi të madhe”, ka thënë veç tjerash Dick Marty.
Ndryshe, në raportin e publikuar një ditë më parë, prokurori i Task-Forcës, Clint Willamson nuk ka mundur të vërtetojë se në Shqipëri e Kosovës ka pasur trafikim organesh nga ana e UÇK-së. Mirëpo ai tha se ka dëshmi se individ të caktuar brenda UÇK-së kanë bërër krime kundër popullatës civile.
“Nuk ka dëshmi të mjaftueshme për pohimet e Dick Martyt për trafikim organesh…”, Willimason, sipas të cilit, “nuk do të thotë se kjo nuk ka ndodhur”. Megjithatë ai tha se do t’i shkohet deri në fund këtyre hetimeve.
“Siç kam thënë të gjeturat tona përputhen në masë të madhe me ato të raportit të Dik Martyt-y dhe kjo vlen edhe për pretendimet në këtë çështje. Por për të ndjekur vepra penale të tilla, megjithatë duhen një nivel i provave që ende nuk i kemi siguruar”, deklaroi mes tjerash prokuroi Willamsen.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror










