Maqedonia
Serbia me ngulm kërkon ekstradimin e Tomor Morinës
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha se nuk mund të besojë se Maqedonia e Veriut nuk do ta ekstradojë Tomor Morinën në Beograd, pasi kjo sipas tij do të përbënte mos-respektim të ligjit ndërkombëtar. Për Stefanoviqin, deklarata e kryeministrit Zaev, se do të veprohet në pajtim me ligjin, lë të nënkuptohet se Morina do të ekstradohet në Serbi.
“Të gjitha vendet që janë pjesë e Interpolit duhet të respektojnë rregullat ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut, duhet që në bazë të urdhrit dhe dokumenteve të ofruara nga Serbia, ta ekstradojë Morinën. Kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev ka thënë se ata do të respektojnë ligjin ndërkombëtar, dhe kjo do të thotë ekstradim te autoritetet serbe. Nëse kjo nuk ndodh, ne do të shohim se çfarë do të bëjmë më tej, unë nuk dua të paragjykoj” – tha Stefanoviq.
Autoritetet në Kosovë ndërkaq kundërshtojnë ashpër arrestimin e Morinës në Maqedoni, e aq më shumë ekstradimin në Serbi.
Ministri i Drejtësisë në Kosovë Abelard Tahiri arrestimin e Morinës me kërkesë të Serbisë e quajti shkelje flagrante të të drejtave të njeriut dhe mospërfillje të Konventave ndërkombëtare. Kosova kërkon lirimin e menjëhershëm të Morinës.
Nga Gjykata kompetente në Maqedoninë e Veriut nuk japin informata se kur do të marrin vendim lidhur me kërkesën e avokatit mbrojtës që Morina të mbrohet në liri, deri në shqyrtimin e kërkesës së Serbisë për ekstradimin e tij.
Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska një ditë më parë tha se gjykatat janë ato që duhet të vendosin dhe se kërkesa nga shteti serb për ekstradimin e Morinës ende nuk ka arritur.
Morina për më shumë se një javë po qëndron në paraburgim, ndërsa u arrestua të mërkurën e kaluar nga policia, në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga INTERPOL-i, me kërkesë të Serbisë. Morina ka shtetësi të dyfishtë, të Britanisë së Madhe dhe të Kosovës. Ai deri tani kishte lëvizur pa asnjë problem në të gjitha shtetet evropiane, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











