Kosova
Vushtrri: Promovohen të arriturat e kosovarëve në sektorë të ndryshëm
Kjo kampanjë ka për qëllim që përmes tregimeve konkrete të njerëzve të suksesshëm në Kosovë t’i motivojnë gjeneratat e reja
Në kuadër të kampanjës KOSOVA: Vendi im, Rrugëtimi jonë, kanë vazhduar takimet nëpër qytete të ndryshme të Kosovës. Përmes këtij takimi, i cili suksesshëm përfundoi edhe në qytetin e Vushtrrisë, të pranishëm ishin panelistë të profileve të ndryshme, prej shoqërisë civile dhe deri te sektori privat, treguan storiet e tyre të suksesit dhe të arriturave përgjate këtyre viteve.
Kjo kampanjë ka për qëllim që përmes tregimeve konkrete të njerëzve të suksesshëm në Kosovë t’i motivojnë gjeneratat e reja. Kosova është vend i mundësive, andaj përmes tregimeve si këto, mund t’i kuptojmë veshtirësitë dhe mbi të gjitha të arriturat e sektorëve të ndryshëm në Kosovë, e që nuk janë të pakta.
Idriz Ismajli, përfaqësues nga Komuna e Vushtrrisë, ka potencuar faktin që kjo komunë renditet në vend të parë sa i përket transparences publike.
Për më shumë z.Ismajli përmendi edhe ndryshimet në komunen e Vushtrrisë në qasje në dokumente dhe ceritfikata, pastaj ofrimit të shërbimeve 24 orë në ditë 7 ditë në javë përmes E-kioskut, i cili tashmë është funksional në këtë komunë. Arif Kastrati dhe Mentor Veseli, të dy panelistë nga sektori privat, treguan për të arrituar në sektorin e tyre, për më shumë që të dy bizneset me prodhime 100% kosovare eksportojnë produktevt e tyre në tregun evropian.
Arif Kastrati, kultivues i boronices, tha se aktualisht ai eksporton 100% të prodhimit të tij në Holandë.
Ndër të tjera ai shtoi se tregu evropian është në kërkim të boronicës dhe se planifikon që në një të ardhme të afërt të zgjerojë biznesin e tij, duke mundësuar kështu hapjen e vendeve të reja të punës dhe krijim të mundësive të reja në këtë sektor.
USAID do të vazhdojë me takime të ngjashme edhe nëpër komunat e tjera të Kosovës, duke nxitur kështu forma të angazhimit për një të ardhme me të mirë, gjithashtu përmes tregimeve të suksesit të profileve të ndryshëm të promovojë mundësitë për zhvillim në sektorë të ndryshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Budapest
Fjolla Zhubi mbron doktoraturën në Semmelweis University në Budapest Specialistja e Mjekësisë Interne dhe Kardiologjisë e cilëson këtë sukses si një moment kulmor në karrierën... -
Bëhu pjesë e elitës akademike të inxhinierisë shqiptare në Zvicër, apliko tani! -
Shqipja në Slloveni: ruajtja e gjuhës dhe identitetit në diasporë -
Shoferi shqiptar humb jetën në aksidentin me kamion -
Shqipëria drejt standardizimit të mësimdhënies së shqipes në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Rritje e madhe e vjedhjes së identitetit online Vjedhja e identitetit online është rritur ndjeshëm në Zvicër, duke u kthyer në një nga format... -
A po i vë në shënjestër administrata Trump “Migros” dhe “Coop”? -
Iniciativa për demokracinë drejt dështimit në Zvicër -
Bëhu pjesë e elitës akademike të inxhinierisë shqiptare në Zvicër, apliko tani! -
Ekonomia zvicerane jep sinjale pozitive, por perspektiva mbetet e dobët










