Lajme
Serbia ndalon eksportin e drithërave
Serbia do të ndalojë eksportin e miellit, grurit, misrit dhe vajit të gatimit nga dita e nesërme.
Duke folur për situatën me drithërat, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se eksportet e grurit dhe miellit janë rritur aq shumë sa autoritetet janë detyruar t’i ndalojnë ato.
Ai përsëriti se rezervat e mallrave dhe ato energjetike të Serbisë janë të siguruara dhe se nuk ka nevojë që qytetarët të krijojnë rezerva të ushqimit dhe derivateve të naftës.
Presidenti serb shtoi se Qeveria mund të lejojë eksporte në çdo kohë, por është e rëndësishme që së pari të sigurohet ushqim për qytetarët e Serbisë.
Vuçiç tha se kërkesa e vendeve të tjera për eksport të lëndëve të para nga Serbia ka rritur çmimin e brendshëm, për këtë arsye edhe po ndalohet eksporti.
“Prandaj kemi miratuar një masë që ndalon eksportet. Për tre ditë eksportet tona të vajit ushqimor u rritën me 109 për qind. Të gjitha organet shtetërore monitoruan parametrat që të kontrollonim gjithçka. Nuk kemi pse të kërkojmë falje në kushte të tilla lufte. Ne kemi sasi të mjaftueshme të gjithçkaje – kripë, sheqer, vaj, miell, grurë dhe misër. Këto janë të gjitha nevojat themelore për një jetë normale”, tha Vuçiç.
Vuçiç tregoi më shumë për rezervat e shtetit të tij:
“Për momentin kemi 800 mijë tonë grurë, kurse 1.5 milionë tonë misër rezerva. Nevojat tona vjetore janë 1.2 milionë tonë grurë. Do të kemi sa të doni”, siguroi qytetarët serbë Vuçiç.
Ai tha se ka pasur kërkesë për eksportin e një të katërtës së totalit të rezervave.
Vuçiç bëri me dije se eksportet e miellit, grurit, misrit dhe vajit të gatimit do të ndalohen që nga e enjtja, më 10 mars./Euronews
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme Një studim kombëtar në Zvicër ka konstatuar se testet për vlerësimin e aftësisë së vozitjes te... -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit -
Fshati zviceran Brienz pothuajse nuk po rrëshqet më















