Kosova
Nga cili shtet vijnë më së shumti udhëtarë në aeroportin e Prishtinës
Zvicra duket se prinë në këtë listë
Këtë vit është rritur numri i udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, përcjell albinfo.ch.
E mërgimtarët që më së shumti po zgjedhin që përmes këtij aeroporti të vijnë në vendlindje, janë ata që jetojnë në Zvicër.
Kështu ka thënë në një intervistë Valentina Gara, zëdhënëse në ANP “Adem Jashari”.
Ajo ka shtuar gjithashtu se këtë vit është rritur numri i udhëtarëve për 12%.
“Tani është sezoni veror, i kemi pushimet dhe mirëpresim diasporën, të cilët e përbëjnë pjesën më të madhe të udhëtarëve tanë. Në 7-mujorin e parë të këtij viti kemi pasur rritje rreth 12% të numrit të udhëtarëve sesa në vitin paraprak. Pjesa dërmuese e udhëtarëve janë nga Zvicra, fluturimet nga Zvicra janë me numrin më të madh, po ashtu edhe udhëtarët”, ka thënë ajo.
Gara ka shtuar se nuk ka vonesa të aeroplanëve gjatë sezonit të verës, pasi që janë përgatitur.
“Vonesat mund të ndodhin gjatë sezonit dimëror për shkak se ne jemi të përgatitur si burime njerëzore ashtu dhe me teknologji, edhe kohët e fundit e kemi bërë një investim në pajisje dhe jemi të përgatitur për të pritur çfarëdo fluksi të udhëtarëve”, ka thënë ajo.
Zëdhënësja e Aeroportit ka thënë se kompanitë e kanë përgjegjësi t’i lajmërojnë udhëtarët për vonesa, e këta të fundit mund të ankohen në Ministrinë e Infrastrukturës për shërbim jo të duhur.
“Është përgjegjësi e kompanisë ajrore të njoftojë udhëtarët e saj për ndonjë vonesë apo anulim të fluturimit, po ashtu çdo udhëtar që nuk merr shërbim të duhur nga kompania ka të drejtë të ankohet në departamentin e Aviacionit Civil brenda në Ministrinë e Infrastrukturës, ku edhe i kanë zyrat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës”, ka thënë ajo.
Ndryshe, veç udhëtimit me aeroplan, një numër i madh i mërgimtarëve kanë zgjedhur që në vendlindje të vijnë përmes veturave.
Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kolona të gjata janë krijuar në vendkalimet mes Kosovës dhe Serbisë, si në hyrje, ashtu edhe në dalje.
Disa herë është bërë thirrje të kalohet në pikat e tjera kufitare, veç Merdarit, për të shmangur kolonën.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje Parlamenti i Kantonit e miratoi këtë masë me votat e SVP-së dhe FDP kundër qendrës/së majtës... -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025












