Kosova
Një OJQ dhe banorët do t’i vendosin tabelat për orientimin e diasporës
Për shkak të mungesës së shenjave mërgimtarët po hargjojnë orë të tëra
Një OJQ nga Podujeva po pretendon se në mungesë të tabelave sinjalizuese për rrugën drejt pikave kufitare, mërgimtarët po harxhojnë orë të tëra.Kësisoj, OJQ-ja “SDK” thotë se bashkë me disa qytetarë do të bëjë vendosjen e tyre.“Mungesa e tabelave informuese për ne kufirin e Mutivodes po bën që bashkatdhetarët të kalojnë orë të tëra deri të gjejnë rrugën e duhur për në atë pikë kufitare. Nuk mjafton që bashkatdhetarët tanë po maltretohen duke pritur me nga pesë orë në kufij, po institucionet përkatëse nuk marrin mundin të vendosin as tabela informuese deri në kufi”, thuhet në njoftimin për media të kësaj organizate.
“Duke e parë të domosdoshme vendosjen e tabelave informuese për bashkatdhetarët OJQ SDK së bashku me disa banorë do të vendosin disa tabela orientuese të përkohshme që bashkatdhetarët tanë të kenë më të lehtë orientimin deri në kufirin e Mutivodës”, thuhet më tej në këtë njoftim.Vendosja e tabelave fillon nga fshati Orllan deri në kufi, sot në orën 14:00.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët Me 86 nga 100 pikë të mundshme, Zvicra kombinon një mjedis të qëndrueshëm ekonomik, arsim të... -
Rritet pesimizmi financiar në Zvicër -
Çmimet e naftës: Këshilli Federal refuzon ndërhyrjen -
Kompanitë në Indeksin e Tregut Zviceran lëshojnë 663 milionë ton CO2 -
Crans-Montana: Një i dyshuar bashkëpunon me drejtësinë












