Kosova
Ish-oficeri i KFOR-it: “Do të luftoj që Norvegjia ta tërheqë njohjen e Kosovës”
Ish-oficer i KFOR-it, Christian Cash është shprehur hapur kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ai i ka bërë thirrje Norvegjisë që të tërheq njohjen e Kosovës.
“Synimi im është të luftoj që Norvegjia të tërheqë njohjen e të ashtuquajturës Kosovë. Tashmë kam biseduar me shumë njerëz për këtë, dhe si anëtar i partisë Demokratike, dy vite më parë jam munduar të hyj në Parlament. Nëse do të ndodhte, do t’i propozoja Qeverisë ta tërheqë atë njohje”, deklaroi ai për të përditshmen serbe “Politika”, transmeton BW.
Cash ishte i angazhuar në marrëdhënie me publikun dhe ishte dëshmitar i sulmit ndaj autobusit “Nish ekspres” më 2001 kur humbën jetën 12 serbë.
“Shpresoj që për shkak të kësaj mund ta padis kryesuesin e atëhershëm të Qeverisë, Bondevik, i cili veten e quan njeri të besës e në fakt është luftëtar. Gjatë intervenimit humanitar ka bërë agresion ndaj Serbisë. Besoj se është e mundur të paditen të gjitha shtetet që kanë marrë pjesë në agresionin e NATO-s”, tha ai përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











