Kultura
Tinguj kitare në Amfiteatrin e Durrësit
Amfiteatri i Durrësit do t’i mirëpresë qytetarët dhe vizitorët e shumtë më 15 gusht në Festivalin e kitarës.
Mircea Stefan Gogoncea nga Rumania dhe Arturo Castro Nogueras nga Meksika, dy virtuozë të kitarës klasike, do të luajnë pjesë të ndryshme të muzikës botërore duke i dhuruar publikut një mbrëmje të veçantë mes tingujve të kitarës dhe bukurive të amfiteatrit.
Dy virtuozët e kitarës klasike në turneun e tyre të koncerteve në Europë do të ndalojnë dhe në Tiranë më 16 gusht.
Përgjatë këtyre mbrëmjeve ata do sjellin për publikun nën tingujt e kitarës muzikë latine dhe nga Ballkani. Hyrja për vizitorët do jetë e lirë. /KultPlus.com
E-Diaspora
-
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin Emërimi në shoqatën prestigjioze në Varshavë vjen si vlerësim për interpretimet e saj të suksesshme të... -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës -
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve
Jeta në Zvicër
-
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë Partia argumenton se spitalet, shkollat dhe shtëpitë e kujdesit nuk duhet të përballen me procedura të... -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove -
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit -
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s












