Bota
Krizë qeveritare në Itali
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conti tha se ka ndër mend të largohet nga posti, pas krizës qeveritare të shkaktuar nga kryetari i të djathtës ekstremiste Matteo Salvini dhe bëri thirrje për zgjedhje të reja elektorale.
Kryeministri italian, Giuseppe Conte, bëri të martën të ditur se i dorëzoi dorëheqjen presidentit të vendit, duke i dhënë fund qeverisjes 14-mujore të populistëve. “Kur të mbarojnë diskutimet, unë do të shkoj te presidenti i Republikës për ta njoftuar zyrtarisht për dhënien fund të kësaj qeverisjeje dhe për t’i dorëzuar dorëheqjen”, tha Conte, në fjalimin e mbajtur para Senatit, përcjell albinfo.ch.
Dy javë më parë, ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, bëri njoftimin e papritur se Lega e tij ekstremiste e djathtë nuk do të vazhdojë të qëndrojë më në aleancë me Lëvizjen Pesë Yjet, prezantoi dhënien e mosbesimit dhe kërkoi zgjidhje të reja.
Çfarë do të ndodhë tani?
Italien Premierminister Giuseppe Conte im Oberhaus (picture-alliance/AP Photo/G. Borgia)
Senati italian, 20 gusht 2019
Conte i kërkoi të martën në mbrëmje zyrtarisht dorëheqjen presidentit, Sergio Mattarella. Si kryetar i shtetit, Mattarella mund të mos e pranojë dorëheqjen dhe t’i kërkojë Conte-s të qëndrojë në post, duke u përpjekur që të gjejë një alternativë për të marrë shumicën në Parlament. Ai mund ta pranojë dorëheqjen dhe të kërkojë një udhëheqës tjetër, i cili mund të formojë një koalicion të ri. Nëse këto obsione nuk janë të mundshme, Parlamenti mund të shpërbëhet, duke kërkuar zgjedhje të reja në tetor.
Kryeministri e kritikon Salvinin si ‘të papërgjegjshëm’
Gjatë fjalimit të tij në Senat, Conte kritikoi Salvinin, duke thënë se ai ka vepruar në mënyrë shumë egoiste, kur vendosi t’ i japë fund koalicionit në pushtet. “Është e papërgjegjshme të shkaktosh krizë qeveritare”, tha Conte, duke shtuar se lëvizja e tij “tregon interesa personale dhe partiake”.
Conte, i cili nuk është anëtar i ndonjë partie pjesë e koalicionit, tha se vendimi i Salvinit e ka vënë në rrezik Italinë, vendin me ekonominë e tretë më të madhe të zonës së euros, duke e futur në mes të “një spiraleje paqëndrueshmërie politike dhe mungese stabiliteti financiar”.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Skandal në Zvicër: mjekë akuzohen se kërkojnë para cash para operacioneve Sipas organizatës për mbrojtjen e pacientëve në Cyrih, janë dokumentuar më shumë se 40 raste që... -
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese














