Kosova
Tahiri: Konfiskimi i pasurisë do t’i dërrmojë të korruptuarit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, kanë vizituar Depon Qendrore të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar, në të cilën gjenden asetet e konfiskuara dhe të sekuestruara nga ana e institucioneve të sistemit të drejtësisë.
Për Tahirin: ”Konfiskimi i pasurisë së paligjshme ka qenë dhe do të mbetet prioritet themelor edhe në të ardhmen dhe instrument kryesor në luftën tonë kundër korrupsionit”.
Vlera e aseteve të konfiskuara dhe të sekuestruara deri më tani ka arritur rreth 40 milionë euro.
“Gjithë kjo është arritur falë miratimit nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës të Ligjit të ri për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë dhe vendosmërisë së kryetarit Veseli për angazhim dhe mbështetjen e tij për prioritizimin e kësaj agjende jashtëzakonisht të rëndësishme për institucionet e rendit dhe ligjit”, ka thënë Tahiri.
Ai madje ka thënë: “Konfiskimi i pasurisë së paligjshme ka qenë hallka më e dobët e sistemit të drejtësisë, por falë politikës së re që kemi shtyrë përpara, sot është duke u bërë dhe do të bëhet edhe më tej hallka kryesore për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ka qenë përkushtimi im si ministër i Drejtësisë dhe mbështetja vendimtare e Kryetarit të Kuvendit, z. Veseli, që ta shtrojmë me prioritet një politikë të re e shumë më të fuqishme në fushën e konfiskimit të pasurisë së paligjshme”.
“Me konfiskimin e pasurisë, do t’i dërrmojmë ata, kudo që janë, si në sferën e biznesit, politikës apo veprimtarisë kriminale”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se rreth 62% e të huajve të dënuar... -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais















