Kosova
Kurti: Iku qeveria e borxhlinjve, po vjen qeveria e zhvillimit
Lideri i Vetëvendosjes ka thënë edhe se Bruto Produkti Vendor për kokë banori nuk është as 300 euro
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me anë të një shkrimi në Facebook ka uruar qytetarët për shpërndarjen e Kuvendit.
“Shkoi qeveria e borxhlinjve, po vjen qeveria e zhvillimit”, ka shkruar Kurti.
Ai ka thënë se kjo qeveri ishte krijuar me një shumicë minimale prej 61 deputetëve, dhe se kështu arriti të mbahej mezi në këmbë.
“Në njërën anë, kjo ishte qeveria më e madhe e pasluftës, me 5 zëvendëskryeministra, 21 ministra e 80 zëvendësministra, kurse, në anën tjetër, kryeministri kishte dyfish më shumë parti në koalicionin qeverisës sesa deputetë të partisë së tij në Kuvend. Kjo nuk ishte as e drejtë dhe as e shëndetshme, prandaj nuk patëm as shtetndërtim demokratik dhe as zhvillim ekonomik. Dy vjet më vonë, shteti i Kosovës është edhe më i kapur edhe më i lodhur”, ka shkruar ai. Ndërsa, sipas tij, gjithë buxheti për drejtësinë në Kosovë është diçka mbi 50 milionë euro, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia Policia e Kantonit Thurgau ka arrestuar një 26-vjeçar në Frauenfeld të martën në mbrëmje, pasi ai... -
Zvicra mbështet fuqishëm përpjekjet e çminimit në Kosovë -
Punonjësi i çerdhes akuzohet për abuzim seksual me 15 fëmijë -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch













