Integrimi
Bashkimi shpëton plakun zviceran nga vdekja, nominohet për çmimin për guxim
Ai është nominuar për çmimin për guxim dhe sakrificë “Prix Courage” për vitin 2014 që revista “Beobachter” e ndan tradicionalisht në fund të vitit
Bashkim Bytyqi, nga qyteti Amriswil i Kantonit Thurgau është nominuar për çmimin për guxim dhe sakrificë “Prix Courage” për vitin 2014 që revista “Beobachter” e ndan tradicionalisht në fund të vitit. Shqiptari 42 vjeçar që punon si pizzaiolo (kuzhinier në piceri) këtë nominim e ka merituar pasi që më 20 mars të këtij viti e ka shpëtuar një këmbësor të moshuar nga një automobil.
Në orën 10 Bytyqi ishte nisur të shkonte për të blerë gjësende për familjen dhe po e ngiste makinën e tij nëpër rrugën Bahnhofstrasse të Amriswilit. Papritmas në rrugë paraqitet një veturë pa shofer. Ajo po shkonte tatëpjetë drejt këmbësorit plak që nuk kishte mundësi të ikte. Pa menduar shumë Bashkimi e nget makinën e tij Audi A4 drejt makinës pa zot dhe e shtyn atë për t`ia ndërruar drejtimin, shkruan tagblatt.ch. Në këtë mënyrë ai e shpëton plakun nga vdekja e sigurt. Veprimi i shkathtë i Bytyqit u ka bërë pershtpje edhe policëve që ndodeshin afër. Protokoli që kanë shkruar ata vërteton se plaku, pa ndërhyrjen e kosovarit nuk do të mund të mbijetonte.
Përveç Bashkim Bytyqit, nga ky regjion për çmimin “Prix Courage” është nominuar është nominuar Adrian Roggensinger nga fshati Murg. Ai ka shpëtuar një plakë nga goditja e trenit.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch Një kapitull të veçantë në këtë mes përbën lajmi i mirë për zgjedhjen e Arbër Bullakajt... -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch Një kapitull të veçantë në këtë mes përbën lajmi i mirë për zgjedhjen e Arbër Bullakajt... -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Hetuesit italianë marrin qasje në dosjen e tragjedisë në Crans-Montana -
Rritet numri i studentëve të huaj në universitetet zvicerane -
Qiratë në Zvicër rriten për të rinjtë, zhvendosja drejt banesave të reja gjithnjë më e kushtueshme











