Kosova
Moti i lig përfshin rajonin e Dukagjinit, shi dhe erëra të fuqishme
Ndërsa në komunën e Istogut, raportohet të ketë pasur edhe erë të fuqishme, e cila ka shkaktuar disa dëme
Në Gjakovë, Klinë dhe Istog, në orët e pasdites ka pasur reshje të shumta shiu të shoqëruara me bubullima. Në disa video të cilat kanë publikuar disa qytetarë, shihet se si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut të ketë pasur edhe disa vërshime.
Ndërsa në komunën e Istogut, raportohet të ketë pasur edhe erë të fuqishme, e cila ka shkaktuar disa dëme, përcjell Albinfo.ch.
Edhe gjatë natës së kaluar në Istog edhe Pejë ka pasur rrebesh shiu. Kujtojmë se sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë kësaj jave temperaturat priten të bien paksa në tërë Kosovën, ndërsa në zona të caktuara gjatë fillimit të javës është paralajmëruar për reshje shiu.
https://www.facebook.com/MeteoBallkan/videos/356595118563931/
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave














