Lajme
Maqedonia, 5,7 miliardë euro borxh
Sipas të dhënave të fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë, borxhi i jashtëm bruto në fund të korrikut, ka qenë 5 miliard e 721 milion euro
Banka Shtetërore Maqedonase informoi për rritje të borxhit të jashtëm të shtetit për 500 milionë euro vetëm në gjashtë mujrin e parë të këtij viti, duke shkuar në 5,7 miliardë euro ose 71.66 për qind nga Bruto Prodhimit Vendor (GDP). Sipas Bankës, ky borxh kryesisht është rritur nga kreditë dhe huamarrjet e realizuara nga ana e Qeverisë maqedonase.
Guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë Dimitar Bogov, tha se borxhi i jashtëm nuk është shqetësues. Ai thotë se ndonëse borxhi duket i lartë, nuk ka rrezik, por përkundrazi është strukturë e dëshiruar.
“Pjesa e madhe e borxhit bie në këto dy pozita, kredinë tregtare – rritja e së cilës tregon rritje të marrëdhënieve të jashtme tregtare, që gjithsesi është pozitive, dhe huazim tek kompanitë në vendet e huaja – që në fakt janë investime të huaja të drejtpërdrejta që duam t’i kemi sa më të shumta”,deklaroi Bogov.
Nga ana tjetër, rritja e borxhit të jashtëm për 6 muajt e parë nuk përfshin edhe euro-obligacionin, që do të thotë se në 7 muajt e parë, borxhi i jashtëm është rritur gjithsej për 1 miliard euro.
E keqja e vetme e kësaj, siç raporton AlsatM, është se rritet edhe borxhi i Qeverisë, pas të cilës, kreditë shpenzohen për rroga, pensione dhe asistenca sociale më të larta.
Sipas të dhënave të fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë, borxhi i jashtëm bruto në fund të korrikut, ka qenë 5 miliard e 721 milion euro. Nëse në të shtohet edhe borxhi i muajit korrik, prej gjysmë miliardi eurosh, atëherë shuma rritet në 6 miliard e 241 milion euro, ose 77 për qind e Prodhimit të Përgjithshëm Vendor.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?












