Bota
Cilat vende do të tkurren deri në vitin 2050
Në disa vende, popullsia pritet të ulet me më shumë se 15%, duke përfshirë Bullgarinë, Kroacinë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë, Moldavinë, Rumaninë, Serbinë, Ukrainën
Deri në vitin 2050, Nigeria do të jetë më e madhe për nga numri i banorëve se Shtetet e Bashkuara dhe vendi i tretë më i populluar në planet. Nigeria nuk është i vetmi vend, popullsia e të cilit do të rritet në dekadat e ardhshme. Sipas vlerësimeve të OKB-së, kombet e Afrikës Perëndimore do të numërojnë rreth 300 milionë më shumë, ndërsa kontinenti evropian do të përballet me një rënie të madhe të numrit të banorëve, shkruan albinfo.ch.
Parashikimi i OKB-së është se deri në vitin 2100, Serbia do të humbasë më shumë se tre milionë qytetarë dhe Kroacia nuk do të bëjë asgjë më mirë. Mali i Zi do të bie nga 629 mijë aktuale deri në fund të shekullit në 449 mijë, Sllovenia do të humbasë rreth 200 mijë banorë, dhe Maqedonia më shumë se gjysmë milioni.
Sipas raportit të Prospektusit të Popullsisë Botërore të OKB-së, deri në vitin 2050, planeti do të banohet nga 9.8 miliardë njerëz, me gjysmën e rritjes së popullsisë në Afrikë. Në listën e vendeve, popullsia do të rritet më shpejt në Nigeri, Kongo, Etiopi, Tanzani dhe Uganda.
Deri në vitin 2050, gjysma e popullsisë së botës do të jetojë në nëntë vende: Indi, Nigeri, Kongo, Pakistan, Etiopi, Tanzani, Uganda dhe Indonezi.
Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e kontinentit evropian pret një rënie të mprehtë të popullsisë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për rajonin tonë.
Popullsia në 51 vende ose pjesë të botës pritet të bjerë në mes të 2017 dhe 2050. Në disa vende, popullsia pritet të ulet me më shumë se 15%, duke përfshirë Bullgarinë, Kroacinë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë, Moldavinë, Rumaninë, Serbinë, Ukrainën.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën













