Bota
Rrëzohet një helikopter, gjashtë të vdekur
Policia norvegjeze njoftoi të dielën se gjashtë persona kanë vdekur, pasi një helikopter civilësh u rrëzua në pjesën veriore të Norvegjisë pasditen e së shtunës.
Në mesin e personave që ndodheshin në helikopter ishin gjashtë të rinj norvegjezë në të njëzetat dhe një pilot suedez.
Një person që ishte gjetur i gjallë në vendin e aksidentit, ka vdekur më vonë në spital.
Ekipet e shpëtimit thanë se helikopteri i tipit Airbus AS350 i takonte kompanisë norvegjeze “Helitrans”. Kjo kompani shkroi në faqen e saj në internet se nuk mund të komentojë për rrethanat e aksidentit, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Shkaku i aksidentit ende nuk është i qartë, por autoritetet norvegjeze e kanë nisur një hetim lidhur me këtë rast.
Një zyrtar i Bordit për Hetimin e Aksidenteve it ha një gazete norvegjeze se disa hetues nga Franca dhe nga kompania “Airbus” pritet të shkojnë në Norvegji të hënën për t’u marrë me hetimin e kësaj tragjedie, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












