Kosova
Sa shqiptarëve u është refuzuar viza amerikane
E renditur në vendin 61 qëndron Shqipëria me 41.9 % të aplikimeve të refuzuara. Ndërsa në vend të 76 qëndron Kosova me 36 % të rasteve të refuzuara
Rreth 6.4 milionë njerëz kanë udhëtuar në Shtetet e Bashkuara me një vizë të llojit B në vitin 2017.
Kjo vizë është e zakonshme për udhëtime biznesi, turizëm ose të dyja bashkë, gjithashtu edhe për trajnime mjekësore ose profesionale.
Në përgjithësi kjo është lloji i vizës, për të cilën qytetarë nga e gjithë bota aplikojnë më shumë.
Qytetarët e 38 vendeve kanë të drejtë për sistemin e heqjes së vizës ESTA, duke i lejuar ata të anashkalojnë kërkesat e zakonshme të vizave për biznes afatshkurtër ose udhëtime turistike. Ata janë kryesisht kombe të pasura në Evropë dhe Azi.
Por, pavarësisht se sa e zakonshme është viza B, marrja e një të tille nuk është aq e lehtë sa mund të duket, transmeton Scan.
Aplikantët duhet të paguajnë një tarifë, të aplikojnë në internet dhe më pas të marrin pjesë në një intervistë, ku duhet të sqarojnë arsyet e sakta përse do të vizitojnë SHBA-në, përfshirë kur do të nisen dhe kthehen, ku do të qëndrojnë dhe cilat janë planet e tyre të qëndrimit, përcjell albinfo.ch.
Koha e përpunimit të aplikimit nga atje mund të zgjasë më shumë se dy muaj, edhe pse aplikimet për shumë njerëz rezultojnë të refuzuara.
Refuzimet kanë qenë të konsiderueshme për më shumë se 50 vende të botës.
Sipas të dhënave nga Departamenti Amerikan i Shtetit, shkalla mesatare e refuzimit për vitin 2018 ishte 32.4 %.
E renditur në vendin 61 qëndron Shqipëria me 41.9 % të aplikimeve të refuzuara. Ndërsa në vend të 76 qëndron Kosova, me 36 % të rasteve të refuzuara.
E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













