Bota
Pentagoni ndanë 3.6 miliardë dollarë për ndërtimin e murit me Meksikën
Ligjvënësit amerikanë kanë thënë përmes një shkrese se të hollat do të ndahen për ndërtimtari, andaj 127 projekte ushtarake do të jenë në pritje
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, ka ndarë 3.6 miliardë dollarë nga fondet e Pentagonit, të cilat do të dërgohen për të ndihmuar murin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.
Ligjvënësit amerikanë kanë thënë përmes një shkrese se të hollat do të ndahen për ndërtimtari, andaj 127 projekte ushtarake do të jenë në pritje.
Ndërtimi i murit kufitar ka qenë një zotim i madh në fushatën e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili është përballur me kundërshtime të mëdha nga opozita.
Qasja e ashpër ndaj migrimit përbën pikë të fortë të Trumpit edhe në fushatën për rizgjedhje si president.
Në letrën e Sekretarit Esper nuk është përmendur “muri”, mirëpo ndalesat kufitare pritet të përmenden nga Trumpi si të dhëna të përparimit për zotimin që ka bërë.
Në muajin korrik, Gjykata Supreme ka thënë se gjendja e emergjencës kombëtare që ka shpallur presidenti amerikan i lejon atij të marrë 2.5 miliardë dollarë nga fondet për mbrojtje, ashtu që të krijojë murin, teksa ky rast shqyrtohet në gjykatë.
Sekretari Esper nuk ka treguar se cilat projekte ushtarake do të jenë në mbajtje, mirëpo një zëdhënës i Pentagonit ka thënë se rreth gjysma e të hollave do të vijnë nga projekte e brendshme.
Demokratët kanë thënë se përmes këtij veprimi, administrata e Trumpit po synon të zvogëlojë rolin e Kongresit në krijimin e buxhetit për agjencitë qeveritare.
Unioni Amerikan për Liri Civile ka premtuar se do të tentojë që përmes një urdhri të gjykatës “të ndalojë abuzimet e presidentit që përmes fuqive emergjente të sigurojë fonde për një mur që e ka kundërshtuar Kongresi”, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident do të varrohen më 27 qershor Më 26 qershor 2026 do t’u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












