E-Diaspora
Një grua shqiptare digjet me acid në Itali
Hetimet tashmë kanë nisur dhe autoritetet shprehen se sulmi ka qenë i planifikuar dhe mund të ketë të bëjë me botën e trafikut të prostitucionit, posaçërisht me kontrollin e territorit
Po i drejtohej makinës së saj në momentin kur dy persona në një motor i janë afruar dhe i kanë hedhur në fytyrë një substancë. Ngjarja e rëndë ndodhi me Itali, ku një gruaje shqiptare i kanë hedhur acid në fytyrë dhe gjoks. Gruaja në moshën 39 vjeçare punonte si prostitutë në zonën periferike të Trezzanos në Milano.
Në momentin kur dy burrat ende të paidentifikuar i kanë hedhur acidin në fytyrë, gruaja ka ndjerë një dhimbje të papërshkrueshme, teksa lënda i ka djegur një pjesë të madhe të fytyrës, qafës dhe pjesë të kraharorit. Gruaja ka ulëritur në dhimbje, ndërsa personat që janë ndodhur aty pranë kanë njoftuar policinë dhe ambulancën.
Falë ndërhyrjes së shpejtë, 39 vjeçarja është transportuar në lokal dhe pavarësisht djegieve të mëdha që ka marrë, fatmirësisht sytë e saj nuk kanë rënë në kontakt me acidin.
Hetimet tashmë kanë nisur dhe autoritetet shprehen se sulmi ka qenë i planifikuar dhe mund të ketë të bëjë me botën e trafikut të prostitucionit, posaçërisht me kontrollin e territorit.
Policia italiane ka sekuestruar kamerat sigurisë në rrugë për t’u ndihmuar në zbardhjen e 2 autorëve. 39 vjeçarja shqiptare është banuese në provincën e Pavezes e punonte prej vitesh si prostitute raporton Gazeta Express, percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














