Lajme
Gjykohet për tregti me armatim: I janë gjetur 280 armë dhe 1.3 milion franga
Në Gjykatën e Qarkut në Wil, St. Gallen, ka filluar sot gjykimi i një zvicerani 63 vjeçar, të akuzuar për shitje ilegale të armëve në Austri. Me rastin e bastisjes së shtëpisë së tij, poliica ka gjetur një arsenal të tërë armësh dhe 1.3 milion franga para të gatshme
Policia e St.Gallenit kishte filluar hetimet ndaj një zvicerani 63-vjeçar, i pensionuar para kohe, në korrik të vitit 2017, pasi që autoritetet austriake i kishin rënë atij në gjurmë, shkruan sda.ch. Në një bastisje që i ishte bërë shtëpisë së tij në Degersheim, në dhjetor të vitit 2017, policia kishte gjetur një arsenal të tërë armësh dhe municioni. Bëhet fjalë për 280 armë të ndryshme dhe për rreth më shumë se 100 mijë njësi municioni.
Aty kishte pasur edhe armë të ndaluara, si mitralozët ose pjesë armësh, si shurdhues (silenciatorë), armë të tjera, për të cilat kërkohet leja etj., transmeton albinfo.ch. Veç armëve, në shtëpinë e të përmendurit janë gjetur edhe 1.3 milion franga para të gatshme.
I akuzuari dyshohet se i ka shitur një turku me qëndrim në Austri së paku pesë armë, pa bërë kontratë me shkrim. Ai e ka ditur, sipas prokurorisë, se armët do të shkojnë në qarqe të dyshimta dhe atje do të përdoren për krime.
I akuzuari po përgjigjet për rrezikim të shumëfishtë të sigurisë publike me armë dhe për shkelje të shumëfishtë të Ligjit mbi armëmbajtjen.
Në procesin gjyqësor që ka filluar sot, 63-vjeçari ka folur fare pak. “Të gjitha ia kam thënë prokurorit”, është shprehur ai, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, numrin e madh të armëve që i janë gjetur në shtëpi, i akuzuari e ka shpjeguar duke thënë se ishte i pasionuar pas armëve dhe mbante koleksion të tyre. Ndërsa ka pranuar shitjen e vetëm një arme gjuetie dhe këtë e quan gabim të vetëm të tij.
Vendimi gjyqësor për të do të shpallet pasditen e sotme.
(Foto: Kapo St. Gallen)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau Aargau: Skuteri përplas fëmijën 5-vjeçar... -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit













