Kosova
Mosmarrëveshje për pronë, rrahje mes shtatë personave në Fushë-Kosovë
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe te ta nuk janë vërejtur shenja apo lëndime të dukshme
Shtatë persona janë arrestuar në fshatin Lismir të Fushë-Kosovës, të cilët pas një mosmarrëveshje që kishin pasur ndërmjet veti për një pronë, kanë vazhduar me kanosje dhe sulm nga të dy palët.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe te ta nuk janë vërejtur shenja apo lëndime të dukshme.
Siç thuhet tutje, me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.
“Fsh. Lismir, Fushë Kosovë 07.09.2019-12:15. Raportohet se janë arrestuar 7 (shtatë) persona të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, të cilët pas një mosmarrëveshje që kishin pas ndërmjet veti për një pronë, kanë vazhduar me kanosje dhe sulm nga të dy palët. Të dyshuarit nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe te ta nuk janë vërejtur shenja apo lëndime të dukshme. Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Ndryshe, një person ka gjetur vdekjen dhe një tjetër ka mbetur i lënduar rëndë pas një përleshje me thika në Lipjan. Siç kishte konfirmuar nga Policia e Kosovës, policia kishte marrë informatën për një rrahje në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’, në Lipjan”.
Sipas saj, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, por që njeri nga personat e lënduar ka ndërruar jetë. Ndërkohë, siç kanë raportuar mediat, kjo përleshje ka ndodhur mes familjarëve, ku njëri prej tyre ka vdekur.
“Prokuroria ka qenë në vend të ngjarjes dhe ka ndaluar dy persona deri tani lidhur me rastin. Po ashtu, kemi lëshuar urdhëresë për autopsinë e trupit të ndjerit”, ka thënë Beqiri për Indeksonline, duke shtuar se dyshimet e para për përleshjen është se ka ndodhur për motive pronësore, përkatësisht mes familjarëve dajë e nipa.
Gjithashtu, të enjten, si është njoftuar më parë, ka ndodhur edhe një konflikt që dyshohet për pronë në Lagjen e Spitalit.
Si pasojë e konfliktit në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen Mati 1 në Prishtinë, plagëve nuk i kanë mbijetuar dy persona, ndërsa dy tjerë janë duke u trajtuar në QKUK, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje Arrestohet në Gjermani një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje, pritet të vuajë pjesën e... -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë -
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Dhjetëra vende pune priten të shkurtohen në Zvicër Kompani të mëdha në Zvicër paralajmërojnë largime nga puna... -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Çmimet e biletave ajrore në Zvicër janë rritur me 57% në pesë vitet e fundit -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025















