Lajme
Gjermanët trajnojnë atletët kosovarë
Shoqata gjermane e Atletikës së Lehtë (DLV) organizon një trajnim 14 muajsh për thellimin e njohurive sportive-shkencore. DLV është e hapur edhe për atletë kosovarë
Atletët dhe sportistët kosovarë mund të përfitojnë nga shteti gjerman për t’u trajnuar në sportet e atletikës dhe në medicinën sportive në një trajnim 14 muajsh që mbahen në qytetin Mainz. Trajnimin do të zhvillohet nga Shoqata gjermane e Atletikës së Lehtë (DLV).
Kjo shoqatë, siç thuhet në një njoftim, mbështetet edhe nga Ministria Federale për Punë të Jashtme, ndërsa organizon një trajnim në Shkollën e trajnerëve të DLV-së në Mainz, i cili trajnerëve iu ofron mundësi për t’i freskuar, gjegjësisht thelluar njohuritë e tyre sportive-shkencore.
Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se për pjesëmarrje mund të konkurrojnë trajnerët dhe mësimdhënësit e edukatës fizike nga fusha e atletikës, si dhe ish-sportistë profesionistë, të cilët dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e trajnerit.
Limiti i moshës është 40 vjet, ndërsa trajnimi mbahet nga 1 qershori 2015 deri më 31 korrik 2016.
“Ai përmban kurse në teori dhe praktikë nga fusha e atletikës së lehtë, shkencave të përgjithshme të lëvizjes dhe trajnimit, medicinës sportive, fiziologji sportive, si dhe ligjërata të tjera plotësuese”, thuhet në njoftim, citon Koha.
Trajnimi përmbyllet me një provim, në rast të kalimit me sukses të të cilit, jepet një Diplomë për Trajnerë të Atletikës së Lehtë. Aplikacionet duhet dorëzuar deri më 10 dhjetor 2014 në Ambasadën Gjermane në Prishtinë.
Dokumentacionit i duhet bashkangjitur një pëlqim i Shoqatës kombëtare të Atletikës së Lehtë, një certifikatë shëndetësore dhe një fotografi biometrike.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes











