Integrimi
Rüegg, shqiptarëve: Harrojeni incidentin, shikoni përpara
Konsulli i nderit i Shqipërisë në Zvicër Edwin Rüegg: "Incidenti në Serbi, duhet, sipas mendimit tim, të harrohet sa më shpejt që të jetë e mundur"
Konsulli i nderit i Shqipërisë në Zvicër, Edwin Rüegg ka një mendim të diferencuar lidhur me polemikën që po zhvillohet pas skandalit të Beogradit dhe sidomos pas epilogut të njohur që Uefa i dha gjithëe kësaj. I lutur nga albinfo.ch që të prononcohet lidhur me gjithë këtë, ai thotë: “Për fat të keq jam vetëm pjesërisht i informuar dhe nuk jam ndonjë tifoz i madh i futbollit. Por incidenti në Serbi, duhet, sipas mendimit tim, të harrohet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Ndërsa ajo që unë ua dëshiroj nga zemra shqiptarëve është të ruajnë qetësinë. Jini krenarë me mikpritjen dhe të arriturat Tuaja. Këto janë pikat tuaja të forta,
E gjithë Zvicra dhe Bota kanë parë në Brazil dhe është entuziazmuar nga ju, shqiptarët. Ne, falë djelmoshave tuaj të mirë patëm një paraqitje grandioze në Kampionatin Botëror të Futbollit. Këto kujtime të bukura kanë vlerë dhe nuk mund të ju merren kurrë. Me këtë nderim mund të shikoni të ardhmen me optimizëm.
E-Diaspora
-
“DITA E DIVERSITETIT” SJELL KULTURËN SHQIPTARE NË WINTERTHUR! SH.K.A “DARDANIA” PREZENTOHET ME DY PAQAQITJE ARTISTIKE! ... -
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut -
Agon Ushaku, në krye të konferencës më të madhe në botë për animacion -
“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër -
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit
Jeta në Zvicër
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Gjeneva monitoron një kontakt me hantavirus pa karantinë të detyrueshme -
Zvicër: Kufizimi i popullsisë do të ishte i kushtueshëm, sipas zyrës së migracionit -
Franca rrit presionin ndaj Zvicrës për punëtorët ndërkufitarë -
St. Gallen: Propozohet sistem i ri i unifikuar për subvencionimin e çerdheve











