Shqipëria
E ardhmja në BE, Gjermania i vendos gjashtë kushte Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Berlin, ku po takohet me zyrtarë të lartë gjermanë, lidhur me çeljen e mundshme të negociatave me BE-në, në muajin Tetor. Ndonëse Rama takoi edhe kancelaren Merkel, Gjermania para se vendi ynë të besojë se mund të bëhet pjesë e Bashkimit Europian duhet të plotësojë disa kushte.
Nuk dihet nëse kushtet lidhen me hapjen e mundshme të negociatave në muajin Tetor, apo me punën që duhet bërë më tej, mbi anëtarësimin e Shqipërisë, përcjellë albinfo.ch
Mediet gjermane, të cilat kanë parë nga afër draft-vendimin që deputetët e Bundestagut do të votojnë më 27 shtator, raportojnë se si kushte paraprake do të jenë reforma zgjedhore dhe funksionimi në tërësi i sistemit të drejtësisë, shkruan noa.
Barriera e tjera për ekzekutivin shqiptar, sipas mediave të lidhura me partinë Social-demokrate gjermane, aktualisht në pushtet, janë kaq të larta sa vonojnë me disa vite procesin e negociatave me Brukselin.
Kushtet e Gjermanisë:
Reformimi i Kodit Zgjedhor
Funksionimi i sistemit të Drejtësisë
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
Ndjekje penale ndaj gjyqtarëve e prokurorëve të dyshuar për lidhje me mafian
Hetim lidhjeve të politikës me krimin
Ulja e kërkesave për azil
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile













