Kosova
Kurti i thotë ambasadorit britanik se korrupsioni duhet luftuar me miqtë ndërkombëtarë
Sipas tij, degradimi i mjedisit është një tjetër brengë e cila ka nevojë për planifikim më të gjerë mes institucionesh dhe politikash publike
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se sot është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.
Sipas njoftimit gjatë bisedimit Kurti ka shprehur shqetësimin se Kosova ka nevojë për reforma që objektiv kanë çkapjen e shtetit dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.
“Për luftimin e tyre është i nevojshëm edhe koordinimi me partnerët tanë ndërkombëtarë”, citohet të ketë thënë ai.
Po ashtu, gjatë bisedës, Kurti ka folur edhe për nevojën e reformimit të administratës publike dhe për përmirësimin e sistemit të degraduar shëndetësor.
Sipas tij, degradimi i mjedisit është një tjetër brengë e cila ka nevojë për planifikim më të gjerë mes institucionesh dhe politikash publike.
Në lidhje me dialogun me Serbinë, ai ka thënë se është i domosdoshëm fuqizimi i shtetit të Kosovës si kusht që një dialog kaq delikat dhe i rëndësishëm të kryhet siç duhet.
Sa i përket zgjedhjeve të 6 tetorit, u tha sesi qytetarët kanë nevojë për një proces zgjedhor të lirë dhe demokratik, me subjektet politike që fokusohen në adresimin e shqetësimeve të qytetarëve.
“Është e rëndësishme një fushatë zgjedhore pozitive që parashtron zgjidhje për të ardhmen e vendit, një fushatë e qetë dhe e mirëartikuluar që u jep mundësinë të gjithëve të votojnë të sigurtë e të qartë për të ardhmen e vendit”, thuhet në njoftim percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” Targa e makinës së Cyrihut “ZH 11” është shitur për 262,000 CHF në një ankand online.... -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris











