Lajme
Miratohet projekt-buxheti më i madh në histori
Buxheti për vitin 2015, sipas qeverisë shqiptare, është parashikuar të jetë më i madhi i të gjitha viteve, 4.7 miliard dollarë. Vetëm doganat kanë mbledhur 200 milionë më shumë
Qeveria e Shqipërisë ka miratuar të hënën Projektbuxhetin për vitin 2015 në vlerë 470 miliardë lekë ose 4.7 miliardë dollarë. Buxheti për vitin e ardhshëm, sipas qeverisë shqiptare, është parashikuar të jetë më i madhi i të gjitha viteve, prej që vendi është demokratizuar.
Qeveria në këtë projektbuxhet ka përfshirë prioritetet uljen e borxhit publik nga 71 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në 65.5 për qind, ndërsa ka parashikuare dhe investime kapitale dhe rritjen e pagave.
“Investimet publike do të jenë 5 për qind të prodhimit kombëtar dhe 100 milionë dollarë më shumë se një vit më parë”, thuhet në projektbuxhet, raporton Shekulli. Ndërsa sektorët kyçë për investime, siç u tha në mbledhjen e Qeverisë, do të jenë, arsimi, shëndetësia, energjia dhe bujqësia.
Në paketën fiskale të vitit 2015, Ministria e Financave planifikon të bëjë disa ndryshime, efekti i të cilave në buxhet llogaritet të jetë 10 miliardë lekë. Pas miratimit në qeveri, projekt-buxheti dhe paketa fiskale dhe të shkojnë në parlament dhe përgjatë një muaji, puna e komisioneve parlamentare do të përqendrohet te diskutimi i tyre.
Ndryshe, drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka publikuar rezultatet për 13 muajt e fundit. Në raport thuhet se nga shtatori 2013 deri në tetor 2014 janë arkëtuar në total 200 milionë dollarë më shumë.
Ndryshe, projektbuxheti i këtij viti ka qenë 459 miliard lekë ose 4.5 miliardë dollarë.
E-Diaspora
-
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Ljubljanës Ganimet Shala është asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Ljubljanës, themeluese e Shoqatës së Grave... -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026”
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë










