Tematike
Pse e la Fatmir Limaj Zvicrën?
Kandidati i koalicionit Nisma-AKR-PD për kryeministër, Fatmir Limaj, ka thënë se në vitet e 90-ta kur ka qëndruar në Zvicër ka ëndërruar që projektet e atjeshme infrastrukturore një ditë t’i shohë edhe në Kosovë.
Limaj ka thënë se arsyeja pse ai nuk i ka marrë fëmijët e tij për të jetuar në Zvicër ka qenë sepse ka dashur që të ardhmen ta ndërtojë në Kosovë.
Ai tha se për pak kohë sa ka jetuar në Zvicër, ka pasur lakmi që të bëjë në Kosovë projektet të cilat i ka parë të realizuara atje.
“Një kohë kam jetuar në Zvicër, e njoh me hap autostradën Friburg-Curih, atje janë do livadhe si me qenë në Komoran. Thosha me veten a mundet, a ka mundësi ndonjëherë të mbërrijmë deri aty”, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch
“Lakmia ime nuk ka qenë të rri atje, për atë nuk i kam marrë fëmijët, megjithëse i kam pasur dokumentet. Lakmia ka qenë qysh t’i marrë ato gjëra e t’i çoj në Kosovë, t’i bëjmë këtu”, ka thënë Limaj.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve













