Lajme
Çdo i dyti përdor barna për qetësim
Sipas analizave të Fondit për Sigurim Shëndetësor, çdo i dyti qytetar i Maqedonisë ka shfrytëzuar së paku një pako të barnave për qetësim. Përdorimi është rritur për 30 %
Fondi për Sigurim Shëndetësorë në Maqedoni raporton për rritje drastike të përdorimit të barnave qetësues nga qytetarët. Sipas analizave të fundit del se çdo i dyti qytetar i Maqedonisë përdorë barna për qetësim, Diazepam, Apaurin, Lekselium, Heleks dhe Sanvall.
Konsumimi më i madh i barnave, sipas këtij fondi, vërehet në Berovë dhe Ngeotinë, ku shfrytëzohen kryesisht Diazepami dhe Apaurini, ndërsa në Manastir më shumë përdoret Lekselium dhe Bromazepam, kurse në Kërçovë Heleks
“Analizat janë shqetësuese sepse është konstatuar se në vitin 2010 mbi 1.250.00 receta janë realizuar në barnatore që do të thotë se mesatarisht çdo i dyti qytetarë i Maqedonisë ka shfrytëzuar më së paku një pako nga këto barna”, citon INA Fondin për Sigurim Shëndetësor.
Ndërsa më shqetësuese është fakti se përdorimi i këtyre barnave në vitin 2013 është rritur në 1.600.000, që do të thotë se ka rritje prej 30 për qind.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes












