Maqedonia
Shkup: Kurti u bën thirrje shqiptarëve që kanë dyshtetësinë të votojnë në Kosovë
Ai në një tubim të mbajtur dje në në Kinotekën në ‘Karposh’, përballë ish gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup theksoi se rruga e Maqedonisë së Veriut, sikurse e shteteve të tjera në Ballkan, është ajo e bashkëpunimit, e integrimit dhe respektit të ndërsjelltë dhe jo ajo e përjashtimit dhe mohimit
Albin Kurti, kandidati i VV-së për kryeministër, ka thënë se më 6 tetor do të hapet një kapitull i ri për qytetarët e Kosovës.
Ai në një tubim të mbajtur dje në Kinotekën në ‘Karposh’, përballë ish-gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup, theksoi se rruga e Maqedonisë së Veriut, sikurse e shteteve të tjera në Ballkan, është ajo e bashkëpunimit, e integrimit dhe respektit të ndërsjellë dhe jo ajo e përjashtimit dhe mohimit.
“Më 6 tetor Kosova do të hapë një kapitull të ri. Qytetarët atje presin që më në fund shteti të çlirohet nga kapja e tij, një proces që Maqedonia e Veriut tashmë e ka filluar. Prioriteti im kryesor si Kryeministër do të jetë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për prokurori kundër krimit dhe për prokurim të dekrimininalizuar”.
“Investimi në edukim, në prodhim dhe në rritjen e standardit jetësor në mënyrë që emigrimin jashtë vendit ta zëvendësojmë me punësim brenda vendit, korrupsionin ta zëvendësojmë me drejtësinë, prapambetjen me zhvillim, kushtëzimet me liri, privilegjet e diskriminimet me barazi, feudet politike me Republikë demokratike, importin me prodhim, e skamjen me begati”, ka thënë Kurti.
Ai po ashtu iu bëri thirrje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut të votojnë në këto zgjedhje.
“Shumë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut e kanë dyshtetësinë. Por, le të mos i kenë dy mendje. Më 6 tetor u bëj thirrje të vijnë në Kosovë e të votojnë. Shfrytëzojeni shansin, përdoreni mundësinë, ushtroni të drejtën.
“Lista jonë e zgjedhjeve si kurrë më parë reflekton gjuhën që ne flasim, vullnetin që ne përfaqësojmë, interesin e përgjithshëm që ne mbrojmë. Shqipja nuk flitet vetëm në Kosovë, prandaj Parlamenti nuk është vetëm i Kosovës”, ka thënë Kurti, përcjell Albinfo.ch.
https://www.facebook.com/albini2017/videos/2449189641985348/?t=0
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false Ai paraqiti si dëshmi të një kursi integrimi, testin "Të jetosh në Gjermani" dhe një test... -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani
Jeta në Zvicër
-
Personi fatlum fiton një milion franga në Swiss Lotto Numrat fitues ishin 8, 22, 24, 25, 31 dhe 33, siç u njoftua nga Swisslos. Numri... -
Një litër naftë kushton 2.14 franga: çmimi më i shtrenjë në dy vitet e fundit -
Shkatërrimi i rrobave është i ndaluar në BE, çfarë vlen për Zvicrën? -
UBS konfirmon parashikimet e saj të rritjes për Zvicrën -
Uji i pijshëm nuk është ende në rrezik, por bujqësia zvicerane nën presion














