Lajme
Migrimi zvogëlon numrin e nxënësve
Në vitin shkollor 2014/2015 në shkollat fillore të komunës së Prizrenit, janë gjithsej 26.926 nxënës, ose 234 nxënës më pak se në vitin e kaluar shkollor
Numri i nxënëse në komunën e Prizrenit, në vijimësi po shënon rënie, raportojnë zyrtarët komunalë. Krahasuar me vitin paraprak, sivjet në shkollat fillore të kësaj komune numri i filloristëve ka rënë për 234 sish, ndërsa përveç uljes së natalitetit, indikator kryesor mbetet migrimi dhe ndërprerja e mësimit.
Në vitin shkollor 2014/2015 në shkollat fillore të komunës së Prizrenit, në të tri gjuhët mësimore, shqip, serbisht dhe turqisht, janë gjithsej 26.926 nxënës, ose 234 nxënës më pak se në vitin e kaluar shkollor.
Drejtori komunal për Arsim, Nexhat Çoçaj, tha se numri i nxënësve është zvogëluar pasi në disa raste familjarët e nxënësve kanë migruar, ndërsa një shkak tjetër është edhe braktisja e procesit edukativ, citon “Zëri”.
Çoçaj ka thënë se pothuajse në çdo vendbanim, 74 sa ka tërë komuna, sivjet ka më pak nxënës, së paku për nga 2 sish.
“Së fundi, pothuajse kemi nga 300 nxënës më pak. Kjo ndër të tjera paraqet problem edhe sa i përket ruajtjes së normave për mësimdhënësit të cilët janë në proces. Ka raste kur nga dy-tre nxënës mungojnë në një klasë pasi ka emigrime, sikur në fshatin Planejë të Hasit e gjetiu. Në disa raste rrezikohet edhe mbyllja e paraleles”, ka thënë ai.
Sipas zyrtarëve arsimorë, kjo paraqet vështirësi edhe sa i përket mënyrës së ndarjes së buxhetit nga Ministria e Financave cila po e zvogëlon buxhetin.
Në anën tjetër, shënimet në zyrën e gjendjes civile, që vepron në kuadër të administratës komunale në Prizren flasin për 3.367 foshnja të lindura në vitin e kaluar.
Ruzhdi Hoxha, koordinator, ka thënë se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kur janë regjistruar 4.568 foshnja, gjatë vitit 2013 kanë lindur 1.201 fëmijë më pak.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes













