Kosova
Kurti: Himni i Kosovës duhet ndryshuar
Më mirë ta kishte emrin himni “Kosova” dhe jo “Evropa” sic edhe e ka, pra duhet të ndryshohet, të paktën teksti duhet shtuar”, është shprehur Kurti
Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, njëkohësisht kreu i saj, Albin Kurti, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka thënë se himni i Kosovës duhet ndryshuar. Ai tha se as himni dhe as flamuri nuk janë të Shqipërisë, por të kombit shqiptar.
Nuk kanë faj lojtarët për himnin e flamurin, për himnin që s’e këndojnë dot.
Më mirë ta kishte emrin himni “Kosova” dhe jo “Evropa” si edhe e ka, pra duhet të ndryshohet, të paktën teksti duhet shtuar”, është shprehur Kurti.
Ai tha se flamurin e Kosovës nuk do ta heqë as nga zyra e kryeministrit nëse do të bëhet, përcjell Albinfo.ch.
“Në zyrën e kryeministrit nuk do ta heq flamurin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Kurti. Kreu i VV-së tha se himni dhe flamuri nuk janë të Shqipërisë, por të kombit shqiptar.
Kurti ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për çështjen e flamurit, simboleve dhe himnit të Republikës së Kosovës.
“Si kryeministër natyrisht se do t’i respektoj. Por duhet të mbani mend se jam lider i Vetëvendosjes dhe i përfaqësoj edhe ato vlera që për ne janë të mëdha. Himni nuk është i Shqipërisë por i gjithë shqiptarëve. Si shqiptarë kemi të përbashkëta të mëdha që nga historia, flamuri etj… Flamuri i Kosovës nuk është as histori, as një vlerë tjetër veçse gjeografike. E dimë se ka qenë gabim, por tani s’kemi arsye tjetër, pos ta pranojmë”.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













