Kosova
Kurti: LDK’ja nuk bëri koalicion me ne nga frika prej PDK’së
Përmbledhje e intervistës së Albin Kurtit
Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes dhe njëkohësisht kreu i saj, Albin Kurti, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka thënë se dëshira e LDK’së që të vijnë me neve ngelej mbrapa nga frika e tyre prej PDK’së.
“LDK’ja nuk merrnin vesh kur thosha ta bëjmë koalicionin parazgjedhor”, deklaroi Kurti.
Derisa ai nuk fshehu optimizmin të shkonte para koalicioni LDK-VV, por sipas Kurtit, LDK’ja frikësohej nga PDK’ja për një koalicion parazgjedhor.
“Unë kisha optimizëm të shkonim para, por dëshira e tyre që të vijnë me neve, ngelej mbrapa nga frika e tyre prej PDK’së”.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.
Kurti ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për largimin e prokurorit Elez Blakajt nga Kosova për shkak të kërcënimeve. Ai ka thënë se ai nuk pati përkrahje të kolegëve si dhe sulmi i institucioneve ndaj tij ishte i paprecendent.
“Basketbollisti Lumezi nuk reagoi për sulmin ndaj prokurorit Blakaj”, ka thënë Kurti.
“191 kolegë të tij heshtën për sulmin e ish-kryeministrit ndaj Blakajt. Po të ishte Lumezi vetëm 5 minuta kryeprokurorë ne do duhej të ishim tani në këto momente duke shikuar lajmet. Por ai nuk është kryeprokurorë i shtetit, ai është vegël”
Më pas Kurti ka thënë se do punojnë që të shkarkojnë Lumezin. Ai madje bëri një lojë me fjalë që të tregonte se si Elez Blakaj do kthehej në Kosovë në momentin kur do shkarkohet Aleskandër Lumezi.
“Le të ecë Lumezi që të kthehet Elezi”, ka thënë Kurti
Kurti ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe sistemin gjyqësor në Kosovë dhe ka kërkuar që të bëhet një pastrim i gjyqësorit nga prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar.
“Krimi dhe krrupsioni duhet të luftohen menjëherë, duhet vettingu”, ka thënë Kurti.
“Vendet e vetme që po kalojnë nëpër vetting për momentin janë Ukraina, Kenia dhe Shqipëria, prej atyre do marrim shembull se si kanë kaluar nëpër këtë proces shumë të ndjeshëm. Duhet ta reformojmë sistemin e drejtësisë”
“Duhet që të bëhet pastrimi i sistemit gjyqësor. Vetëm me prokurorë të pastër luftohet krimi“
Kreu i VV-se ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe atë se çfarë do bënte për zhvillimin ekonomik nëse do merrte postin e kryeministrit pas zgjedhjeve.
“Na duhet të kemi një bankë zhvillimore. S’bën të mos e kemi një bankë të tillë”, ka thënë Kurti.
“Bankat komerciale janë sikur fajde me letra. Ato kanë përfituar jashtëligjshëm nga qytetarët nga qytetarët me normat e tyre të larta të interesit dhe të kamatës. Banka zhvillimore do të kishte fondin e saj. Përfaqësuesin e shoqatës së bankierëve dhe të BQK’së. për këto ka nevojë ajo bankë”
“Banka zhvillimore do ndihmonte jashtëzakonisht shumë tregtinë me jashtë dhe zhvillimin e brendshëm ekonomik.
Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes dhe njëkohësisht kreu i saj, Albin Kurti, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka dhënë nga një vlerësim për secilin nga kandidatët për kryeministër.
Për Vjosa Osmanin ai tha se do të bëhet kryeparlamentare.
“Do të bëhet kryeparlamentare e Kuvendit të Kosovës”
Ndërsa për Veselin ka thënë se është gabim që i ka hy politikës.
“Është gabim agjentët të hyjnë në politikë”
Sipas Kurtit, Haradinaj më shumë ka lakmi se sa zemërim.
“Më të madhe e ka lakminë se zemërimin”
E Fatmir Limaj sipas Kurtit nuk arriti ta ideologjizojë mos pajtimin personal.
“Ka provuar ta ideologjizojë mos pajtimin personal, pa sukses”
Kurti në pyetjen se sa vota do t’i fitojë Vetëvendosja ai u shpreh i bindur duke thënë se VV’ja do t’i fitojë 250 mijë vota.
E-Diaspora
-
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër bakshishi nuk është detyrim, por mbetet një gjest mirënjohjeje Nëse planifikoni të vizitoni një restorant, kafene apo të përdorni një taksi në Zvicër, nuk keni... -
Raporti i SECO: Tregu i punës në Zvicër po ndahet mes zviceranëve dhe punëtorëve nga BE-ja -
Shërbimi inteligjent: Rusia mbetet kërcënimi kryesor për sigurinë e Zvicrës -
Zvicër
Zvicra shënon ditën më të nxehtë të qershorit në histori, termometri arrin në 38°C -
Tetëvjeçari sjell armë në shkollë, policia ndërhyn menjëherë në Zvicër











