Bota
Anulohet greva e ardhshme nga pilotët e “British Airways”
Javën e kaluar, greva e thirrur nga unioni i pilotëve, Balpa, ka detyruar kompaninë të anulojë gati të gjitha fluturimet
Pilotët e kompanisë ajrore British Airways kanë anuluar grevën e radhës, që ishte planifikuar të mbahej më 27 shtator. Javën e kaluar, greva e thirrur nga unioni i pilotëve, Balpa, ka detyruar kompaninë të anulojë gati të gjitha fluturimet.
Greva është pasojë e negociatave të dështuara në mes të unionit dhe kompanisë ajrore, e cila ka bërë ofertë për rritje të pagës për 11.5 për qind për tre vjet, që është refuzuar nga pilotët.
Balpa ka thënë se grevat e 9 dhe 10 shtatorit kanë dëshmuar zemërimin e pilotëve. Ky union ka thënë edhe se “tani është koha për një periudhë të reflektimit para se konflikti të përshkallëzohet dhe të shkaktohen dëme të pariparueshme”.
British Airways ka nisur të anulojë fluturimet e planifikuara për 27 shtator nga enjtja e javës së kaluar, shkruajnë mediat ndërkombëtare, përcjell Albinfo.ch.
Nga fluturimet e anuluara janë prekur më shumë se 200,000 pasagjerë.
Mirëpo Balpa tani ka thënë se shpreson që kompania ajrore “tani do të ndryshojë qasjen dhe do të negociohet seriozisht” për t’iu dhënë fund mospajtimeve.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit 740 projekte ndërtimi në Cyrih, qyteti publikon listën e punimeve... -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit














