Kosova
Labi ia dhuron pagën Yllka Letit
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Labinot Tahiri, ka thënë që pikturat do t’i blejë që njerëzit e tjerë ta bëjnë edhe më shumë këtë gjë
Pikturat e artistes së vogël Yllka Letit, e cila i shet ato për të siguruar mjete që t’i blejë barnat për shërimin e sëmundjes që ka, kësaj radhe disa prej tyre ka vendosur t’i blejë ish-deputeti Labinot Tahiri, shkruan Gazeta Insajderi.
Por, përveç blerjes së pikturave, pagën e këtij muaji, Tahiri ka vendosur që t’ia japë asaj.
Duke bërë thirrje edhe te njerëzit e tjerë vullnetmirë, Tahiri, në rrjetin social Facebook, ka thënë se ai nuk blen vota, por dhuron para.
“Unë nuk blej vota, por dhuroj paratë për rastet të tilla. Kësaj radhe dhuroj prapë si shumë raste të tjera, pagën e këtij muaji të deputetit. Këtë e bëj se dua ta kujtoj tërë jetën se sa isha deputet, kam ndarë nga vetja atë rrogë që u takon fëmijëve të popullatës sonë, se nesër më nuk i dihet se si ndodh”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Labinot Tahiri, ka thënë që pikturat do t’i blejë që njerëzit tjerë ta bëjnë edhe më shumë këtë gjë.
“Yllkës për pikturat të cilat ajo i shet për t’i siguruar paratë për barnat e saj, do t’ia dhuroj pagën time dhe do të shkoj t’i blej disa piktura, me qëllim që masa të bëjnë edhe me shumë një gjë të tillë”, përfundon Tahiri, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













