Lajme
Ish-punëtorët, 13 muaj në grevë
Ish-punëtorët e ndërmarrjes “IGK Ballkani” të Suharekës tash e 13 muaj janë në grevë. Këta punëtorë po kërkojnë të drejtat e tyre që dalin nga privatizimi i ndërmarrjes
Janë mbi 1400 ish-punëtorë të ndërmarrjes “IGK Ballkani” të Suharekës të cilët tash e 13 po protestojnë për të marrë hisen e vet që u takon pas privatizimit të ndërmarrjes. Ata janë ngujuar në një tendë, që është ngritur para fabrikës, por që nga tetori i vitit të kaluar, askush nuk po merret me ta.
Shëndeti këtyre grevistëve po u keqësohet pasi netët e vjeshtës janë ftohur dukshëm. Megjithatë, përkundër moshës dhe të ftohtit, këta grevistë shprehen të vendosur për të qëndruar edhe shumë muaj aty, derisa të realizohen të drejtat e tyre. Ata tashmë po thonë, se kthim mbrapa nuk ka.
Avdyl Bungu është njëri nga protestuesit e “IGK Ballkani” të Suharekës. Ai ka thënë KP se ndonëse gjendja e tyre shëndetësore nuk është për t’u dëshiruar, ata nuk do të ndalën së kërkuari të drejtën që iu takon deri në fund.
“Qe 13 muaj 1400 punëtorë jemi në grevë duke i lyp të drejtat tona dhe s’po na përgjigjet askush. Edhe pse Gjykata Supreme ka vendosur për këtë, tash nuk po na japin paret qe 13 muaj. Kushtet këtu janë të dobëta, po i shihni edhe vet. Qe 13 muaj nuk vjen askush as me na vizituar, përpara në fillim, atëherë janë kanë tash më kërkosh hiq”, ka deklaruar ai
Sipas Bungut, për 10 vjet punë, ish punëtorëve iu takojnë rreth 6 mijë euro.
Ndërsa, Shefket Bytyqi, edhe ky ish- punëtor i Ballkanit, ka treguar se gjendja e tyre ekonomike është e rëndë dhe se po kërkojnë të drejtën që iu takon atyre.
“As kushtet sociale nuk i plotësojmë. Ankesat kryesore janë për kryeministrin Hashim Thaçin që ka gisht në privatizimin e Ballkanit, ai ka shkel drejtat e”, ka thënë Bytyqi, sipas të cilit, ish punëtorët kanë pasur ankesa edhe ndaj kryetarit aktual të Komunës së Suharekës.
Bytyqi ka shtuar se kanë qenë të interesuar që të drejtojnë një ankesë drejt Gjykatës së Strasburgut, mirëpo nuk po ka kush të merret me këtë çështje, ngase ai vlerëson se të gjithë po i frikohen dikujt.
Ndërsa, Nazif Kabashi, 74 vjeçar, njëjtë i mllefosur për mos realizimin e kërkesave të tyre, ka thënë se kjo që po iu bëhet këtyre është shumë e padrejtë dhe se ai është i lodhur që të rrijë nëpër tenda, duke kërkuar diçka që i takon dhe është e tij. Ndërkaq, Xheladin Lumi, grevisti tha se kushtet e tyre financiare janë shumë të këqija, por janë është duke mbajtur shpresa se ndoshta do t’ua japin mjetet.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike Parukierja në Bernë, Geraldine Scherler ka “guxuar” me një kombinim të pazakontë. Pse të zgjidhni midis...
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla