Lajme
Arrestohen zyrtarët që akredituan kolegjet
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin se janë përfshirë në korrupsion në Agjencinë Kosovare të Akreditimit të universiteteve dhe kolegjeve
Policia e Kosovës me rekomandim të Prokurorit Special ka bastisur Agjencinë Kosovare të Akreditimit si dhe ka arrestuar kryetaren e Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Arsim të kësaj agjencie, Ferdije Zhushi- Etemi si dhe ish zyrtarin e UNDP-së i cili është pjesë e akreditimit, Armend Mujën.
Arrestimin e tyre e ka konfirmuar prokuroria speciale përmes një kumtese për medie derisa ka bërë me dije se aktvendim për fillim të hetimeve ka edhe ndaj Basri Mujës, drejtor i Agjencisë së Akreditimit.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, si dhe raportin mbi veprimet e ndërmarra nga Departamenti Special Antikorrupsion në Policinë e Kosovës, më 14 nëntor 2014, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër: B.M. zyrtar i Agjencionit Kosovar të Akreditimit, F.Zh.E. zyrtare e Agjencisë së Kosovës për Akreditim, si dhe A. M., ish zyrtar i lartë në UNDP-së”, thuhet në njoftim..
Sipas Prokurorisë, hetimet janë duke vazhduar edhe ndaj Basri Mujës, drejtor i Agjencisë së Akreditimit.
Për të pandehurit, siç thuhet ekziston dyshimi i bazuar, se kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, me qëllim që të përfitojnë dobi në mënyrë të drejtpërdrejt dhe të tërthortë, duke kërkuar përfitime në të holla nga disa pronarë të universiteteve private.
“Me këtë të pandehurit B.M. dhe F.Zh.E. në vazhdim dhe bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetin zyrtar të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe së bashku me të pandehurin A.M. në vazhdim dhe në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale marrja e ryshfetit nga neni 428 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, pas luftës në Kosovës kolegjet private kanë pushtuar vendim. Janë dhjetëra kolegje, universitete private, shkolla të mesme dhe fillore që janë hapur nga privatët. Disa nga to nuk i postojnë as përafërmi kushtet për shkollim, mirëpo dyshohet për keqpërdorim gjatë akreditimit.
E-Diaspora
-
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Ljubljanës Ganimet Shala është asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Ljubljanës, themeluese e Shoqatës së Grave... -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026”
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë











